Zv/ministri i Jashtëm i Kinës He Yafei u shpreh më 19 shtator në Pekin se, megjithëse tani komuniteti ndërkombëtar ndodhet përballë gjendjes serioze financiare, kjo nuk do të ndikojë mbi mbajtjen nga Kina të premtimeve të saj për realizimin e Objektivit të Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së.
He Yafei tha gjithashtu se më 25 shtator kryeministri kinez Wen Jiabao do të marrë pjesë në takimin e nivelit të lartë për Objektivin e Zhvillimit të Mijëvjeçarit të OKB-së, që do të zhvillohet në Nju-Jork, si dhe në debatin e zakonshëm të sesionit të 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. (Wang Lei)
|