Më 8 shtator, zv.kryeministri kinez Wang Qishan u shpreh në Forumin e Investimeve të Huaja të Vitit 2008 që u organizua në qytetin e Kinës Jugore Xiamen se Kina do të përmirësojë vazhdimisht masat e politikat lidhur me shfrytëzimin e investimeve të huaja dhe do të ofrojë për zhvillimin e investimeve të huaja në Kinë një hapësirë më të madhe.
Wang Qishan u shpreh se Kina do të krijojë një mjedis të tregut të konkurrencës së drejtë, një mjedis ligjor të hapur e të tejdukshëm dhe një mjedis politik të stabilizuar e të parashikueshme. Kina do të inkurajojë përdorimin e investimeve të huaja në industrinë e teknologjisë së lartë dhe të re, në bujqësinë moderne, në industrinë që kursen energjinë e që mbron mjedisin dhe në sektorin e shërbimeve. (Yuan Xin) (Artan)
|