v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-16 11:19:15    
Sportistėt sllovakė treguan epėrsi nė garėn e kanotazhit slalom

cri

Mė 15 gusht pasdite u zhvilluan nė parkun olimpik tė Sunyisė dy garat e fundit tė kanotazhit slalom tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit. Sportistėt sllovakė fituan tė dy medaljet e arta tė kėtyre garave. Sė bashku me medaljen e artė tė fituar nga bashkatdhetari i tyre Michal Martikan mė 12 gusht nė garėn e kanotazhit slalom pėr meshkuj, sportistėt sllovakė fituan 3 nga 4 medaljet e arta tė kėsaj disipline pėr meshkuj, pra, ata treguan plotėsisht epėrsinė e tyre.

Nė garat e 15 gushtit, kampionėt e dy Lojėrave tė kaluara Olimpike, binjakėt Peter dhe Pavol Hochschorne fituan titullin kampion tė garės sė kanotazhit slalom ēift pėr meshkuj me rezultatin 190.82 pikė, duke realizuar fitimin pėr 3 herė rresht tė kėtij titulli. Pas marrjes sė titullit kampion, vėllai i madh Peter tha se stėrvitja kėmbėngulėse ėshtė faktori kryesor i arritjes sė suksesit....

"Nuk ka sekret. Ėshtė vetėm stėrvitja. Ne kemi qėndruar shumė kohė pėr stėrvitje nė ujė dhe nė kanalet e garave, stėrvitja ėshtė shumė e rėndėsishme. "

Pastaj, nė garėn finale tė kajakut slalom pėr femra, kampionia e Lojėrave tė kaluara olimpike Elena Kaliska, me rezultatin 192.64 pikė, mbrojti titullin e vet kampion. 36-vjeēarja Kaliska ka luftuar pėr shumė vjet nė garat e kajakut slalom. Ajo ėshtė e bindur se Sllovakia do tė vazhdojė tė ruajė epėrsinė nė kėtė disiplinė....5..

"Megjithėse jemi nga njė vend i vogėl, shumė njerėz e duan kėtė lloj sporti, ata ia kanė kushtuar veten kėtij sporti dhe do tė dalin nga gjiri ynė edhe mė shumė kampionė. " ( Zhai)