8 gusht paradite kryeministri i Shqiprisë që ka ardhur më 7 gusht për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit Sali Berisha i dha një intervistë gazetares së Radios së Jashtme të Kinës. Ai u shpreh se ndryshimet e Kinës është e befasurshme dhe punë përgatitore e Pekinit për lojërat Olimpike ëhtë shumë e përsosur.
Unë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në vendin tuaj të madh. Kina po përfaqëson sot eksperimentin më të madh të ndryshimit në botë dhe në këtë kontekst gjej gjithmonë ndryshime befasuese në çdo udhëtim timin. Por dua të theksoj një moment shumë të rëndësishëm. Admirova dhe përpjekjen e urbanistëve të Pekinit për të ruajtur hapësirën e gjelbër. Ndërtime ultramoderne, grataçela të shumta, por edhe hapësira e gjelbër, jetike për qytetarët, m'u duk e ruajtur dhe e fuqishme.
Bëhet të ditur se pasi të merret pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërve Olimpike kryeministër Berisha do të shkojë edhe në fshatin Olimpik për të vizituar jetën e sportistëve shqiptarë duke forlur për këtë ai tha:
Nesër unë do të vizitoj fshatin e tyre olimpik, sepse ata më folën me superlativat më të mëdha për fshatin dhe ishin shumë të kënaqur me çdo gjë.
Më në fund kryeministër vleson lartë punët përgaditore të Pekinit për Lojërat Olimpike. Mikpritja kineze është e përsosur, por mendoj se po në këtë lartësi janë të gjitha terrenet, i gjithë organizimi, i gjithë trajtimi, pra çdo gjë tani ecën me një përsosmëri të vërtetë.
|