v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 16th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-23 19:21:39    
Kinë, fondet e materialet për zonat e prekura nga tërmeti janë përdorur në mënyrë normale

cri

Sipas Radios së Jashtme të Kinës, më 23 qershor, një funksionare përkatëse e Drejtorisë Shtetërore të Auditimit të Kinës u shpreh në Pekin se sipas punëve të kontrollit dhe revizionimit, në përgjithësi fondet e materialet për zonat e prekura nga tërmeti që ra në Wenchuan të Sichuanit janë përdorur në mënyrë normale.

Atë ditë në konferencën e shtypit të zhvilluar nga zyra e informacioneve pranë Këshillit të Shtetit të Kinës, ministrja e Auditimit e Kinës znj. Ma Wen tha se pas tërmetit në Wenchuan të Sichuanit, Kina ka formuar nga qeveria qendrore deri në qeveritë lokale një sistem auditimi, që mbulon një sipërfaqje të madhe dhe është me nivele të shumta, duke publikuar njëkohësisht një dokument zyrtar mbi forcimin e mbikëqyrjes mbi fondet e materialet për zhdukjen e pasojave të fatkeqësisë. Ndërkohë, Kina ka zhvilluar mbikëqyrjen dhe kontrollin mbi shpërndarjen dhe përdorimin e këtyre fondeve dhe materialeve për zona të prekura nga tërmeti dhe ka zbuluar dhe dënuar veprime të shkeljes. (Jiang Lei)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040