 Më 11 qershor, përgjegjësit përkatës të ushtrisë dhe të policisë së armatosur kineze u shprehën në Pekin se trupat dhe policia e armatosur kineze do të vazhdojnë të marrin pjesë në vendosjen e banorëve të zonave të prekura nga tërmeti dhe në rindërtimin e zonave.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Hu Changming u shpreh se punët kryesore të 130 mijë ushtarëve dhe të policëve të armatosur në zonat e prekura nga tërmeti janë shpërngulja e banorëve, mjekimi i të plagosurve, parandalimi i fatkeqësive pas tërmetit, zhdukja e rreziqeve të liqeneve të shkaktuara nga tërmeti, zhvillimi i karantinës, ndihma në rindërtimin e vatrave etj. (Fani)
|