Agjencia kineze e lajmeve Hsinhua njoftoi se më 30 maj, përgjegjësi përkatës i Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kinës u shpreh se tani cilësia e mjedisit në zonat e prekura nga tërmeti në provincën Sichuan është e qëndrueshme në përgjithësi dhe cilësia e ujit përputhet me standardin e ujit të pijshëm.
Deri tani, provinca Sichuan ka dërguar mbi 15 mijë persona të kontrollit të mjedisit për të inspektuar ndërmarrjet e ndryshme dhe janë zbuluar 134 rreziqe për mjedisin. (Fani)
|