Sipas Radios sė Jashtme tė Kinės, pas tėrmetit tė fuqishėm tė 12 majit nė qytezėn Wenchuan tė provincės Sichuan, ditėt e fundit, komuniteti ndėrkombėtar vazhdon t'i shprehė palės kineze ngushėllime dhe t'i ofrojė ndihmė pėr zhdukjen e fatkeqėsisė, ndėrkohė, emigrantė kinezė nė vende tė huaja dhe miq tė huaj kanė dhuruar para pėr zonat e prekura nga tėrmeti.
Presidenti i Afrikės sė Jugut Mbeki, presidentja argjentinase Kristina, presidenti i Guayanas Jagdeo, presidenti i Zimbabvesė Mugabe, kryeministri kanadez Harper i shprehėn ngushėllime kryetarit tė Shtetit tė Kinės Hu Jintao. Kryeministri i Malajzisė Badawi, kryeministri i Taxhikistanit Oqilov, kryeministri francez Fillon, kryeministri suedez Reinfeldt, kryeministri egjiptian Nazef i shprehėn ngushėllime kryeministrit kinez Wen Jiabao. Qeveria malajziane mori vendim qė tė ofrojė njė ndihmė prej 1 milion e 500 mijė dollarėsh amerikanė; qeveria australiane ofroi ndihmė prej 1 milion dollarėsh australianė nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar; qeveria italiane ofroi 500 mijė euro dhe disa materiale ndihmėse; qeveria finlandeze vendosi t'i japė palės kineze 500 mijė euro dhe qeveria holandeze ofroi njė ndihmė prej 500 mijė eurosh nėpėrmjet Kryqit tė Kuq Ndėrkombėtar.
Ndėrkohė, emigrantė kinezė e studentė kinezė qė studiojnė jashtė Kinės vazhdojnė tė dhurojnė para pėr zhdukjen e fatkeqėsisė. Emigrantė kinezė nė Greqi kanė mbledhur mbi 100 mijė euro, ndėrsa Shoqata e Tregtarėve Kinezė nė Mianmar dhuroi rreth 18 mijė dollarė amerikanė. Krahas kėtyre, emigrantė dhe studentė kinezė nė Francė, Indonezi, Gjermani, Islandė dhe nė Turqi dhe ekipi mjekėsor i Kinės nė Kongo (Kinsasha) kanė dhuruar para pėr zonat e prekura. (Jiang Lei)
|