|
Sipas njoftimeve tė Agjencisė Kineze tė Lajmeve Sinhua, gjatė incidentit kriminal me dhunė tė rrahjes, shkatėrrimit, grabitjes dhe djegies nė qytetin Lhasė, 18 banorė tė pafajshėm humbėn jetėn. Kohėt e fundit, korrespondenti mėsoi statusin e 13 tė vdekurve nga Drejtoria e Sigurimit Publik e qytetit tė Lhasės dhe nga tė afėrmit e tyre.
Mėsohet se mes kėtyre 13 tė vdekurve, 12 u vranė nė 4 raste tė djegies.
Prej tyre, 5 punonjėse nga 19 deri 24-vjeēare tė dyqanit tė rrobave "Yicun" u dogjėn. Njė prej tyre, qė quhet Tsering Drolkar, ishte nga qyteti Rikeze dhe 4 tė tjera janė vajza tė kombėsisė hane nga provinca Henan dhe provinca Siēuan. Nė dyqanin e motobiēikletave tė distriktit Dazi, 5 njerėz u dogjėn. Ata janė tė kombėsisė hane tė ardhur nga Henan-i, duke pėrfshirė njė ēift me birin e tyre 8-muajsh. Nė dyqanin e rrobave "Honyukuye" dhe nė dyqanin e rrobave "Huahuagongzi" njė burrė dhe njė grua tė kombėsisė hane u dogjėn. Ata ishin nga provinca Hunan. (Du) (Artan)
|