v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2007-08-15 20:45:07    
Hu Jintao u takua me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rakhmon

cri

Sipas njoftimeve tė Radios sė Jashtme tė Kinės, mė 15 gusht, kryetari i shtetit i Kinės Hu Jintao qė ndodhet pėr vizitė shtetėrore nė Kirgizistan, u takua nė Bishkek me presidentin e Taxhikistanit Emomali Rakhmon qė ka ardhur atje pėr tė marrė pjesė nė Samitin e Organizatės sė Bashkėpunimit tė Shangait. Tė dyja palėt u shprehėn qė do tė vazhdojnė tė nxitin bashkėpunimin e ngushtė midis dy vendeve nė fushat e ndryshme.

Hu Jintao tha se perspektiva e bashkėpunimit konkret midis Kinės dhe Taxhikistanit ėshtė e gjerė. Qeveria kineze inkurajon ndėrmarrjet kineze me potencialin ekonomik tė shkojnė nė Taxhikistan pėr investime dhe pėrkrah provincat pėrkatėse tė tė dy vendeve tė forcojnė bashkėpunimin nė fushėn ekonomiko-tregtare.

Hu Jintao vuri nė dukje se Organizata e Bashkėpunimit e Shangait ka ruajtur njė prirje tė mirė tė zhvillimit dhe ėshtė bėrė njė forcė e rėndėsishme politike nė Euro-Azi, duke luajtur rol tė madh pėr nxitjen e sigurisė dhe tė zhvillimit rajonal, mbrojtjen e interesave tė pėrbashkėta tė vendeve anėtare etj. Pala kineze dėshiron tė forcojė me palėn taxhikistanase bashkėpunimin dypalėsh kundėr terrorizmit brenda kornizės sė Organizatės sė Bashkėpunimit tė Shangait, dhe shpreson se tė dyja tė palėt do tė thellojnė bashkėpunimin pėr ndalimin e drogės dhe do tė japin kontribut pėr mbrojtjen e paqes dhe tė stabilitetit tė tė dy vendeve dhe tė kėtij rajoni. Rakhmoni tha se pala taxhikistanase shpreson se tė dy vendet do tė forcojnė bashkėpunimin nė ndėrtimin e infrastrukturės. (Sihai)