Sipas njoftimeve të Radios së Jashtme të Kinës, më 10 qershor, kryetari i shtetit i Kinës Hu Jintao që po viziton Suedinë, vuri në dukje se është me perspektivë forcimi i bashkëpunimit për interesat reciproke ndërmjet Kinës dhe vendeve evropianoveriore.
Po atë ditë, Hu Jintao mbajti një fjalim ku tregoi sukseset e Kinës në fushat e ndryshme pas reformës dhe hapjes. Ai theksoi se zhvillimi i Kinës do t'ju sjellë vendeve në botë duke përfshirë edhe Suedinë raste të favorshme zhvillimi.
Gjithashtu Hu Jintao shtjelloi disa propozime si "zgjerimi i shkëmbimeve tregtare, përmirësimi i strukturës tregtare, i mekanizmit të bashkëpunimit dhe të dialogut të tregtisë dhe thellimi i bashkëpunimit në fushat e energjisë së re dhe të mbrojtjes së mjedisit.
Më 11 qersor, pas vizitës në Suedi, Hu Jintao u kthye në Pekin. (U Sen)
|