Dëgjo
Më 4 shkurt regjisori shqiptar Ylli Pepo filloi xhirimet në qytetin e Shangait me ekipin e filmit të tij. 
Në mëngjes, ai shkoi në parkun buzë lumit jo vetëm për xhirim por edhe për të bërë intervista me njerëz të ndryshëm, si të rinjtë, të moshuarit e Shangait dhe të huajt. Në këtë mënyrë Pepo e di që këta njerëz të thjeshtë të Kinës kanë besim të plotë për zhvillimin e ardhshëm të Kinës.
Pasdite ai shkoi në një familje të Shangait për të xhiruar pamje të kohës së tanishme të jetës së banorëve të këtij qyteti. Ai bëri intervistë me prindrit e djalit dhe të nuses së kësaj familjeje. Gjithashtu atje ai kaloi edhe një natë shumë të rehatshme. (U Sen)
|