Sipas njoftimeve nga Radio e Jashtme e Kinës, më 15 nëntor, në qytetin e Kinës qëndrore Changsha, u zhvillua ndeshja e fundit e grupit E për garat paraprake të kupës aziatike. Ekipi kinez barazoi me ekipin irakian me rezultatin 1:1, duke hyrë në fazën finale të kupës aziatike të futbollit për vitin 2007 si ekipi i dytë i grupit E.
Në këtë ndeshje, futbollist kinez Han Peng bëri një gol me kokë në minutën e 41 duke shpënë rezultatin 1:0. Në 15 minutëshin e gjysmës së dytë të kësaj ndeshjeje, ekipi irakian bën një gol, që e çon të dyja skuadrat në barazim në rezultatin 1:1.
Deri tani, të gjitha ndeshjet e garave paraprake kanë përfunduar. Ekipi kinez ka marrë të njëjtën rezultat si ekipi irakian me 3 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje. Midis dy ndeshjeve mes Irakut dhe Kinës, ekipi iraken ka marrë një fitore dhe një barazim, duke bërë që skuadra irakene të kryesojë grupin E të kupës së azisë, ndërsa Kina ndodhet në vendin e dytë të këtij grupi sipas rregullave.(Shyguan)
|