Korrespondenti i Radios së Jashtme të Kinës njoftoi se më 25 janar, Qendra Kontrolluese e Fluturimit Kozmik e Pekinit shpalli se deri në mëngjesin e kësaj dite, kabina e orbitës e anijes kozmike kineze "Shenzhou Nr.6" ka fluturuar normalisht për 100 ditë me radhë në hapësirën kozmike.
Më 17 tetor të vitit të kaluar, kabina e orbitës e anijes kozmike "Shenzhou Nr.6" u shkëput nga kabina e kthimit, e cila u kthye në tokë, kurse kabina e orbitës vazhdon të fluturojë në orbitë duke zhvilluar prova të ndryshme shkencore.
Sipas planit, kabina e orbitës do të fluturojë për 6 muaj në hapësirën kozmike. (Fani)
|