v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-11-17 21:21:09    
Shenzheni i Kinës, një qytet që ka krijuar mrekullira

cri

Në fund të viteve '70 të shekullit të kaluar, kur Kina vendosi të hapë ekonominë e saj, Shenzheni u zgjodh si "një qytet pararojë", duke u përcaktuar si "zonë e posaçme ekonomike" dhe duke u bërë një dritare dhe vend eksperimental për reformën dhe hapjen e Kinës. Kështu qyteti Shenzhen u krijua për arsye të reformës e të hapjes dhe është zhvilluar me shpejtësi si rezultat i reformës dhe i hapjes.

Gjatë 30 vjetëve, një kohë të shkurtër historike, Shenzheni është shndërruar nga një fshat peshkatarësh në një qytet bregdetar madhështor me më se 10 milionë banorë dhe plot gjallëri, është shndërruar nga një qytezë e vogël kufitare në një qytet me ekonomi të lulëzuar, me instalime dhe funksione të përsosura, me legjislacion të plotë dhe me mjedis të bukur, gjë që përbën një mrekulli e çudi në historinë e modernizimit, industrializimit dhe qytetëzimit në botë.

Gjatë kësaj kohe të artë, Shenzheni ka përcaktuar frymën e konceptin e zhvillimit duke u mbështetur te çlirimi i mendimeve, zhvillimi shkencor dhe i harmonishëm. Kështu u krijua në mënyrë fillestare një sistem relativisht i përsosur i ekonomisë socialiste të tregut. Në Shenzhen u bë së pari një revolucion i koncepteve në mbarë Kinën, që "Koha është para, efikasiteti është jeta", duke u krijuar "një shpejtësi e Shenzhenit" me ndërtimin e një kati godine në tre ditë. Kjo përvojë e Shenzhenit i ka dhënë reformës dhe hapjes së mbarë Kinës një shembull, duke nxitur fuqimisht hapat e kësaj reforme dhe hapjeje.

Shenzheni ka një pozitë të veçantë, si nga ana historike e politike, ashtu edhe nga ana ekonomike. Përshtypja kryesore e të gjithë gazetarëve që kanë shkuar për vizitë dhe intervistë në qytetin Shenzhen, është se aty mund të takohesh pothuajse përditë me njerëz të çuditshëm. Kudo që shkuan, ata kishin mundësi të takoheshin me njerëz shumë të pasur, që kanë që të gjithë një histori prekëse gjatë rrugës për nisjen e biznesit të tyre. Për këtë arsye, shenzhenasit nuk e konsiderojnë veten si njerëz me epërsi të madhe, nuk mburren kurrë. Një person i thjeshtë nga pamja e jashtme ka mundësi të ketë një pasuri prej mbi 100 milionë juanësh. Mos e përbuzni ndonjë person që punon tani për tani për mbledhjen e mbeturinave dhe plehrave, ndoshta në ditët e ardhshme, ai do të jetë pronar firme. Shenzheni është pikërisht një qytet që krijon mrekullira.

Shumica e njerezve qe krijojne biznes te ri të Shenzhenit kanë punuar në ndërmarrje shtetërore ose si punonjës të thjeshtë në ndonjë ndërmarrje me investime të huaja. Pas grumbullimit të fondeve të para (kapitalit fillestar) dhe zotërimit të burimeve teknologjike, të administrimit dhe të tregut, ata filluan krijimin e firmave të veta dhe nga një firmë e vogël, e zhvilluan në një të madhe dhe të fuqishme. Ju mund të shikoni se rruga e përparimit të shenzhenasve është shumë ndryshe nga zhvillimi i ekonomisë private në deltën e lumit Jance, zona më e zhvilluar ekonomike e Kinës.

Kjo është pikërisht e veçanta e Shenzhenit.

30 vjet zhvillim i Shenzhenit janë në fakt 30 vjet të dallgëzuar në mes të furtunave tregtare dhe të punëve krijuese. Gjatë këtyre 30 vjetëve, shprehjet e përdorura më shumë janë kapitale, tregti, risi dhe pasuri, këto shprehje kanë përshkuar gjithë kohën zhvillimin e Shenzhenit. Mund të thuhet se Shenzheni si një vend magnetik, ka tërhequr nga krahinat e ndryshme të mbarë Kinës të rinj të panumërt me aspirata për risi, për luftë e përpjekje dhe për të arritur suksese. Edhe për këtë arsye ky qytet është zhvilluar me shpejtësi dhe ka pasur ndryshime të përditshme, duke krijuar çudi dhe mrekulli në historinë e zhvillimit ekonomik dhe në historinë e zhvillimit të qyteteve në botë.

Udhërrëfyes për serinë e njoftimeve "30 vjet të një qyteti"

Ditët e fundit, Radio e Jashtme e Kinës dërgoi një grup gazetarësh për njoftime e intervista në qytetin Shenzhen, një qytet me karakteristika të veçanta. Dëgjuesit dhe përdoruesit e internetit do të kenë mundësi të ndjekin në emisionet e radios dhe në faqen e uebsajtit tonë disa artikuj me histori të hollësishme mbi këtë qytet të çuditshëm të përfshirë në njoftimet me titull: "30 vjet të një qyteti"

Nga artikujt e kësaj serie, ndjekësit mund të ndiejnë nga afër ndjenjat e thella të investuesve nga Hong-Kongu në Shenzhen. Për shkak të pozitës së tij gjeografike, qysh në fillim të reformës dhe hapjes, Shenzheni ka tërhequr një numër të madh investuesish nga Honkongu. Krahas thellimit të vazhdueshëm të reformës dhe hapjes, ata janë gjithmonë e më të kënaqur nga kushtet dhe mjedisi i investimeve në Shenzhen. Njëkohësisht si dëshmitarë dhe pjesëmarrës të zhvillimit të këtij qyteti, edhe ndjenjat e dashuria e tyre për të janë shtuar vazhdimisht. Shenzheni është bërë edhe vendlindja e dytë e shumë biznesmenëve honkongas.

Nga intervista me 3 brezat e punonjësve të doganës së portit Luohu të Shenzhenit, njerëzit mund të shohin qartë ndryshimet e portit të Shenzhenit nëpërmjet këndvështrimeve të tyre.

Nga "fshati i parë i peshkatarëve me familje me 10 mijë juanë" të rajonit Luohu të Shenzhenit, njerëzit mund të kuptojnë mirë konceptin e zhvillimit të familjes për pasuri. Këta fshatarë të një fshati të vogël peshkatar dhe emigrantë të ardhur këtu, kanë konceptin e zhvillimit të tregtisë dhe pothuajse në të gjitha familjet e këtij fshati ka njerëz që kanë shkuar për tregti në qytete të tjera të mëdha.

Nga një album me fotografi të 3 brezave të një familjeje, njerëzit mund të shikojnë historinë e ndryshimeve 30-vjeçare në mjedisin e banimit dhe në kushtet e jetesës.

Në artikujt e kësaj serie, njerëzit me anën e njohjes së bulevardit të portës së Lindjes, bulevardit Kinë-Angli, dyqanit të parë "Mcdonalds" në Kinë, bustit të Ten Hsiao Pinit etj., mund të mësojnë gjithë historinë e reformës dhe hapjes së Shenzhenit.

Në artikujt e kësaj serie, operatorë, kameramanë dhe fotografë amatorë do të na tregojnë me kamerat e aparatet e tyre qytetin Shenzhen, edhe njerëz me dialektet e tyre të ndryshme të ardhur nga krahina të ndryshme të Kinës si shkrimtarë, kuzhinierë e kamerierë të restoranteve etj., do të na tregojnë shkrirjen e kulturave në këtë qytet me shumë të ardhur.

Nga vajzat e djemtë punëtorë të fabrikave të industrive të ndryshme të Shenzhenit njerëzit mund të marrin vesh jetën 30-vjeçare të këtij grupi njerëzish të veçantë, si dhe historinë e tyre të pasur dhe të larmishme, nga gjiri i tyre kanë dalë edhe shumë njerëz të suksesshëm.

Nga kompanitë e teknologjisë së informacionit të Shenzhenit duket edhe ndryshimi i konceptit të qytetarëve të tij nga zhvillimi i ekonomisë në zhvillimin shkencor me efikasitet.

Po ashtu, nga intervistat me fëmijë të shkollave të Shenzhenit, njerëzit mund të shikojnë realitetin dhe të ardhmen e këtij qyteti. Krahas synimit të zhvillimit të ekonomisë, qytetarët e Shenzhenit i kushtojnë një rëndësi të madhe përgatitjes së brezit të ri, sepse ata janë shpresa e zhvillimit të mëtejshëm të këtij qyteti.

Dëgjues të emisioneve të radios, vizitorë të uebsajtit tonë në internet, ju mirëpresim të ndiqni serinë e njoftimeve "30 vjet të një qyteti". Në faqen tonë të internetit: http://www.cri.cn https://albanian.cri.cn ju do të keni mundësi të ndiqni hollësirat mbi Shenzhenin, një qytet që ka krijuar mrekullira dhe çudira. Mirëpresim mesazhet tuaja për përshtypjet që mund të keni pas njohjes së këtij qyteti. (Zhai)