Sivjet Komiteti Qendror shpalli që ndihma financiare qeveritare për çdo fshatar do të dyfishohet nga 40 juanë në 80 juanë, kurse pagesa e një fshatari do të shtohet nga 10 juanë në 20 juanë. Kjo gjë sigurisht është në të mirë të fshatarëve.

"Zgjedhjet e përgjithshme", konkretizim i gjallë i përdorimit të të drejtave demokratike nga fshatarët
Në nenin e 14-të të ligjit për organizimin e Komisionit të fshatarëve, të rishikuar në vitin 1998, përcaktohet se komisioni i fshatarëve zgjidhet drejtpërdrejt nga banorët e fshatit me të drejtë vote.
Të dhënat statistikore tregojnë se në zgjedhjet e legjislaturës së re të komisioneve të fshatarëve dhe të deputetëve të Asamblesë Popullore në rang lokaliteti morën pjesë më se 700 milionë zgjedhës fshatarë që përdorën të drejtën e tyre demokratike të dhënë nga kushtetuta dhe ligji, përqindja e pjesëmarrjes së tyre në zgjedhje arriti në mbi 80 %.
"Zgjedhjet e përgjithshme" kanë ndryshuar thellësisht marrëdhëniet e administrimit në fshat. Këto zgjedhje po zgjerohen nga zgjedhjet e liderëve të fshatit në deputetët e Asamblesë Popullore dhe të partisë në rang lokaliteti dhe qyteze.

"Fshati i ri", aspirata e përbashkët e fshatarëve kinezë
Në tetor të vitit 2005, në plenumin e 5-të të Komitetit Qendror të PK të Kinës të zgjedhur në Kongresin e 16-të u paraqit detyra e rëndësishme historike për ndërtimin e fshatit të ri socialist, duke theksuar kërkesat për "zhvillimin e prodhimit, pasurimin e jetës, moralin e mirë dhe civilizimin e fshatit, mjedisin e mirë në fshat, si dhe administrimin demokratik". Në fillim të vitit 2006, KQ i PK të Kinës publikoi në formën e dokumentit nr. 1 "Disa mendime të KQ të PK të Kinës dhe të Këshillit të Shtetit për nxitjen e ndërtimit të fshatit të ri socialist".
Në ndërtimin e fshatit të ri përfshihen: nxitja e modernizimit bujqësor, nxitja e shtimit të vazhdueshëm të të ardhurave të fshatarëve, forcimi i ndërtimit të instalimeve bazë të fshatit, shpejtimi i zhvillimit të çështjes së socializmit në fshat, thellimi i gjithanshëm i reformës në fshat, forcimi i ndërtimit të politikës demokratike etj. Tani në zonat e zhvilluara bregdetare të Kinës ndërtimi i fshatit të ri është bërë realitet, perspektiva e bukur e ndërtimit të fshatit të ri po inkurajon të gjithë kinezët të vazhdojnë përpjekjet për këtë. ( Zhai) (Artan) 1 2 3
|