
Zhang Yimou është jo vetëm regjisor, por edhe autor i shumë veprave.
Lei Peiyun-i tha se në jetën reale, Zhang Yimou është shumë i aftë për rrëfimin e historive. Para 30 vjetësh, kur Zhang Yimou jetonte në konviktin e kombinatit, administratori i dhomave të konviktit e shënoi emrin e tij "Ekrani Zhang", sepse shokët e konviktit thanë se, me të ardhur ky "ekran", ata nuk do të kishin më merak për mungesën e filmave. Pikërisht, sa herë në konvikt ndërpritej energjia elektrike, shokët thoshin me një zë: "Le të dëgjojmë tregimet e Zhang Yimout". Historitë me djaj e treguara nga Zhang Yimou i trembnin shumë punëtoret e konviktit.
Përveç drejtimit të filmave, Zhang Yimou ka edhe shumë punë të tjera. Në vitin 2008, si regjisori i përgjithshëm i ceremonisë së hapjes dhe të mbylljes së Lojërave Olimpike të Pekinit, Zhang Yimou e demonstroi në mënyrë të përsosur kulturën kineze përpara botës dhe është vlerësuar lart nga spektatorët e vendit dhe të botës. Përveç këtyre, ai ka drejtuar edhe operat "Ëndrra e një njeriu", "Perandori i parë i dinastisë Qin", baletin "Fenerët e kuq" dhe shfaqjet seriale madhështore në natyrë "Përshtypjet". Ai ka drejtuar edhe filmat propagandues të qeverisë kineze gjatë paraqitjes së kërkesës për organizimin e Lojërave Olimpike të Pekinit dhe për organizimin e ekspozitës botërore të Shangait, si dhe filmat propagandues të stemës dhe të pishtarit të Lojërave Olimpike të Pekinit. Ai ka drejtuar edhe xhirimin e reklamave të veturave të markës VIOS të kompanisë japoneze "Toyota", ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm artistik për prodhimin e lodrës në internet "House of Flying Daggers OL"....

Zhang Yimou është i mendimit se potenciali i njeriut është i pakufishëm. Njeriu, ashtu si llastiku, duhet të zgjatet vazhdimisht dhe do të përballojë sfidën e mundësisë së vet maksimale dhe do të shtojë vazhdimisht aftësinë e vet. Zhang Yimou e vlereson veten e tij si regjisor i palodhur, kurse në sytë e kolegëve të tij, ai është njeriu i heshtur dhe i thjeshtë. (Zhai) (Artan)
|