
Sivjet është 30-vjetori i reformës dhe hapjes së Kinës. Ndryshimet kolosale 30-vjeçare e kanë nxjerrë kinematografinë kineze nga gjendja e vështirë dhe i ka dhënë asaj forcë e gjallëri, duke e nxitur të marshojë me shpejtësi përpara në rrugën e tregëzimit dhe industrializimit. Filmat artistikë janë njëkohësisht edhe një pasqyrë e reformës ekonomike dhe jetës së popullit dhe pasqyrojnë ndryshimet e kohës, shoqërisë e të koncepteve të njerëzve gjatë 30 vjetëve. Zhvillimi 30-vjeçar i kinematografisë është bërë një histori që duhet t'i kushtojmë një rëndësi të madhe. Në emisionin e sotëm do t'ju njohim me regjisorin e njohur Zhang Yimou, që u ka sjellë artdashësve shumë vepra të shquara .

|