v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-27 17:57:46    
Udhërrëfyesi i Panairit të Guanzhout - Faza e parë

cri
Panairi i Guanzhout, që quhet njëkohësisht panairi i mallrave të import-eksportit të Kinës, filloi në pranverën e vitit 1957 dhe deri tani janë organizuar 104 edicione të tij. Ai është panairi ndërkombëtar i tregtisë komplekse me historinë më të gjatë, me nivelin më të lartë, me përmasat më të mëdha e me llojet më të shumta të mallrave në Kinë.

Nga edicioni i 104-t, panairi filloi të organizohet në qendrën e re Bazhou me 3 faza në një qendër.

Po poshtë do t'ju tregojmë mallrat kryesore që janë ekspozuar a do të ekspozohen gjatë 3 fazave të këtij panairi, në mënyrë që vizitorët të kenë një ide mbi zhvillimin e tij.

Faza e parë nga 15 deri më 19 tetor

Produkte elektronike dhe aparate elektronike shtëpiake

Mallra elektronike të konsumit: pajisje të kinemasë shtëpiake, si VCD, DVD, CD, LD, MP3, MP4, MD, lodra elektronike, celularë, radio, Pda etj.

Aparate të sigurimit elektronik, pajisje automatike tregtare, kompjutera të mëdhenj, të mesëm, të vegjël dhe mikrokompjutera, laptopë dhe pjesë këmbimi të tyre.

Pajisje për internet, softe.

Produkte të komunikacionit, pajisje të komandimit me radar, pajisje të ndërlidhjes satelitore

Aparate elektronike shtëpiake, si aparate elektrike për kuzhinë, frigoriferë, kondicionerë, makina larëse etj

Pajisje ndriçimi, si drita për industri, për zbukurim, drita skene dhe për sigurim, për reklama etj, llamba për përdorim të ndryshëm.

Biçikleta, biçikleta automatike dhe pjesë këmbimi.

Motoçikleta dhe pjesë këmbimi.

Pjesë këmbimi automjetesh, pajisje për zbukurim të automjeteve.

Makineri të vogla, aparate elektronike matëse, aparate elektronike zbuluese, pajisje për laboratorë.

Pajisje për xhirimin e filmave, kamera, pajisje tipografike.

Makina të industrisë mekanike, si torno, makina ratifikimi.

Makina qepëse shtëpiake.

Pajisje transporti, pajisje anijesh, pajisje të posaçme për punën nën ujë, pajisje të fluturimeve ajrore, vagonë dhe pajisje trenash, gjeneratorë, pajisje për industri.

Makineri dhe pajisje të mëdha, si makina të prerjes metalike, makina për përpunimin e drurit, makina të tekstileve, makina për prodhimin e ilaçeve, të produkteve plastike, për prodhimin e produkteve ushqimore, makina farkëtuese.

Makina për miniera, për zbulime gjeologjike, zjarrfikëse, të naftës, makina bujqësore.

Produkte metalike dhe instrumente të ndryshme.

Materiale ndërtimi: materiale metalike, të industrisë kimike, xhami, çimentoje, materiale të mbrojtjes nga zjarri, materiale izoluese

Bojëra të ndryshme muri, të mbrojtjes nga uji, lëndë të ndryshme ngjitëse, shirita ngjitës, pajisje të mbrojtjes nga uji etj

Pllaka prej porcelani për mur dhe për dysheme, dërrasa druri ose dërrasa të presuara për dysheme, materiale për divan, pajisje dhe pjesë këmbimi për mur prej xhami, porta dhe dyer të ndryshme automatike prej druri, alumini ose inoksi, materiale të ndryshme prej guri, pajisje për banja.

Produkte dhe lëndë kimike, produkte të industrisë kimike për bujqësinë etj. (Zhai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040