Zona piktoreske e malit Wuzhishan ndodhet në pjesën qendrore të provincës Hainan, provincë në të cilën mali Wuzhishan është mali më i lartë. Ngaqë forma e malit është si 5 gishta, e quajnë Wuzhi, që do të thotë 5 gishta. Në mal gjenden pyjet primitive tropikale dhe ai është një vend i gjelbër i rrallë dhe vend pushimi për kafshë dhe zogj. Këtu e kanë burimin të të gjithë lumenjtë e provincës Hainan. Objektet në mal dhe pamjet në lumenj janë të bukura. Në këtë zonë janë ruajtur edhe shumë tabela të shkruara në lashtësi.
Fshati Fanmao i kombësisë Li 1.5 kilometra larg nga qyteti Wuzhishan, është një fshat ku janë të përqendruar banorë të kombësisë li. Këtu janë ruajtur deri tani shumë shtëpiza kashte që duken si anije të vogla. Pranë këtij fshati ka pyje të gjelbër dhe ara të shumta. Gratë e kombësisë Li në këtë fshat janë të afta në përgatitjen e tekstileve dhe të gjithë pjesëtarët e kombësisë li në këtë fshat mund të këndojnë dhe vallëzojnë mirë. Sidomos interpretimi tradicional i flautit prej bambuje të veçantë shpreh stilin karaktersitik nacional.
Fshati Maoan i kombësisë miao ka karakteristikat të pakicave kombëtare. 3 mar sipas kalendarit hënor është festa tradicionale e kombësisë li. Në këtë festë, banorët e kombësisë li vallëzojn dhe i mirëpresin mysafirët me oriz të zier dhe gjellë me zarzavate të shijshme.
Ujëvara e malit Taiping ndodhet 6 kilometra larg nga qyteti Wuzhishan. Në stin;t e shiut, ujëvara rrjedh nga mali Taiping deri në një gur të madh duke shkaktuar shumë rruaza dhe tinguj si bubullimë . Pamjet e këtushme janë madhështore. (Çang Çuo)
|