Qyteti Wuzhishan që ndodhet në pjesën jugqendrore të provincës Hainan, është kryeqendra e qarkut autonom të kombësive li dhe miao të provincës Hainan. Ai u emërtua në vitin 2001 nga emri i një mal në këtë qytet. Lartësia mbi nivelin e detit e majës kryesore të malit Wuzhishan është 1867 metra dhe ajo është maja më e lartë në provincën Hainan. Burimet e këtushme si mermeri dhe guri i kristaltë janë të njohura gjerësisht. (Çang Çuo)


|