Itinerari turistik 2 ditët e para është i njëjtë me itinerar rreth qytetit Haikou në programin e kaluar. Ditën e parë vizitoni tempullin Wugong, e shkollën Qiongtai dhe shkoni për në Boao për të parë lumin Wanquan, ndërsa në mbrëmje qëndroni në qytetin Qionghai. Ditën e dytë, vizitoni malin Dongshan dhe ishullin e majmunëve Nanwan, dhe në mbrëmje qëndroni në qytetin Xinglong. Ditën e tretë, shkoni në qytetin Sanya, vizitoni me radhë Detin e Madh Lindor, Luhuitou, Skaji i Qiellit dhe Këndin e Detit, ndërsa në mbrëmje qëndroni afër gjirit Yalong për të parë pamjen e detit në mbrëmje. (Çang Çuo)
|