v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-16 20:09:57    
Disa pikat turistike në Sanya

cri

Luhuitou ndodhet në majën e një mali afër Detit të Kinës Jugore. Sipas gojëdhënës, në lashtësi, një djalë i bukur dhe punëtor i kombësisë Li takoi një dre. Kur djali do të qëllonte, dreri ktheu kokën duke u shndërruar në një vajzë dhe u martua me këtë djalë. Luhuitou e mori emrin nga kjo gojëdhënë. "Liu" do të thotë "dre" dhe "huitou" do të thotë "kthen kokën". Tani këtu ndodhet statuja e këtij të riu dhe e drerit.

Pika turitike Deti i Madh Lindor ka një plazh me gjatësi 1 kilometër. Këtu pyjet e arrës së kokosit nuk lejojnë të shihet qiell dhe diellin. Pyjet e arrës së kokosit përqafohen me malet. Këtu kodrat janë të gjelbra, uji i bukur dhe ajri i freskt. Rëra e bregut të Detit të Madh Lindor është e butë dhe koha e ndriçimit të diellit është e gjatë, prandaj temperatura e ujit të këtushëm është afro 20 °C dhe ai është vend ideal për notim.

Pika turitike Skaji i Qiellit e Këndi i Detit është pranë malit dhe detit. Rëra, gurët e mëdhenj e pylli i arrës së kokosit formojnë një pamje të bukur. Këtu mund të shikoni pamjet madhështore së ngritjes së diellit, fshatin e zakoneve të kombësisë Li, kopshtin e statujave të njerëzve të njohur etj.

Zona piktoreske Gji Yalong rrethohet nga 3 anë nga malet. Në qendrën e kësaj zone është hapësira e gjerë që duket si hënë. Këtu ka pemë të shumëllojëshme. Bregu i saj është një plazh me rërë të bardhë me gjatësi 8.5 kilometra. Në këtë zonë piktoreske ndodhen edhe 5 ishuj si margaritarë në det. Ajër i këtushëm është i freskët dhe këtu është një vend i dëshiruar për banja dielli dhe notim, prandaj është quajtur "Havai i lindjes". Këtu ndodhet edhe fshati i ruajtur mirë i kombësisë Li. (Çang Çuo)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040