Tempulli Su filloi të ndërtohej në vitin 1617 për të përkujtuar shkruesin e njohur të dinastisë Song Su Shi. Në vitin 1889, ky tempull u rindërtua duke u zmadhur për të përkujtuar 5 gjeneralë të dinastive Tang dhe Song, dhe u emërtua tempulli Wugong. Wugong do të thotë 5 gjeneralë. Prandaj këtu u ngrit një grup ndërtesash me sipërfaqe 6.5 hektarë, i përbërë nga ndërtesa kryesore, tempulli Su, pagoda Qiongyuan etj.
Shkolla Qiongtai, që ndodhet në distriktin Qiongshan rreth qytetit Haikou, filloi të ndërtohej në vitin 1710 dhe ishte shkolla më e lartë e ishullit Hainan në dinastinë Qing. Në vitin 1753, kjo shkollë u rindërtua e po ashtu dhe pagoda Kuixing që ndodhet aty, u rindërtua për t'u zgjeruar në pagodën e madhe Kuixing që ka një histori më shumë se 230 vjeçar.
Pylli i kuq Dongzhaigang që ndodhet në qytetin Qiongshan afër qytetit Haikou, u bë zonë e mbrojtur natyrore në vitin 1980. Sipërfaja e kësaj zone të mbrojtjes natyrore është më shumë se 5000 hektarë, duke përfshirë pyllin e kuq me sipërfaqe 1800 hektarë. Kjo është zona e pyllit të kuq me sipërfaqen më të madhe në Kinë dhe ka 20 lloje të pemësh të kuqe, duke qenë kështu baza më e madhe e burimit të pyllit të kuq.
Lumi Wanquan është lumi i dytë për nga madhësia në provincën Hainan. Peizazhet e këtushme natyrore janë të bukura. Në grykëderdhjen e këtij lumi, ndodhet qyteza Boao me sipërfaqe 390 mijë kilometra katrorë dhe me popullsi më shumë se 10 mijë banorë. Thuhet se këtu është mjedisi natyror më i mirë në grykëderdhjet e lumenjve në botë. Sipas libirit të rekordeve botërore "Guiness", Yudaitani në këtë qytezë midis lumit Wanquan dhe Detit të Kinës Jugore është gadishulli më i ngushtë i rërës midis lumit dhe detit në botë. Qendra e ekspozitës e forumit të Azisë Boao dhe zona e saj e pushimit janë madhështore.
Kodra Dongshanling ka edhe një emër tjetër "Mali i parë në Hainan". Lartësia mbi nivelin e detit është 184 metra. Këtu ka jo vetëm peizazhe të bukura natyrore, por edhe objekte kulturore historike. Tempulli më i njohur në këtë mal është tempulli Chaoyin që është ndërtuar për të përkujtuar gjeneralin e dinastisë Song jugore Li Gang.
Ishulli i majmunëve Nanwan është zona e vetme e mbojtur natyrore për majmunë në ishuj në Kinë. Tani këtu gjenden 29 grupe majmunësh që përfshijnë më shumë se 1800 majmunë. 4 grupe majmunesh janë zbutur dhe turistët mund të luajnë me ata.
|