v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-16 19:47:06    
Xiamen

cri

Xiamen-i është një qytet gadishull, ai ndodhet në pjesën juglindore të Kinës, në grykëderdhjen në det të lumit Jiu Long. Në juglindje të qytetit Xiamen shtrihet Deti i Kinës Lindore. Mes qytetit Xiamen dhe ishullit Jingmen është një ngushticë e vogël. Xiamen-i është një nga 10 qytetet më kryesore turistike. Panorama e plazheve të bukura të tij është e njohur në vend dhe në të gjithë botën. Shumë turistë kanë dëshirë të zjarrtë ta vizitojnë në këtë qytet. Në dinastinë Song, orizi i pazhveshur kultivohej në të gjithë gadishullin. Gjendja e rritjes së orizit të pazhveshur është shumë e mirë, çdo kërcell i këtij orizi ka disa kokrra, prandaj gadishulli Xiamen quhet ndryshe edhe gadishulli "Jia He", që ka kuptimin "oriz i pazhveshur në gjendje të mirë rritjeje". Xiamen-i filloi të ndërtohet në dinastinë Ming. Në fundin e dinastisë Ming dhe në fillimin e dinastisë Qing, gjenerali i dinastisë Ming, Zheng Chenggong mbajti qytetin Xiamen duke dislokuar trupat ushtarake për t'iu kundërvënë dinastisë Qing. Ai krijoi qeverinë Ming Jugore këtu dhe e quajti gadishullin Xiamen si "Shteti Siming". Në vitin 1912, gadishulli Xiamen u qu komunën Siming. Në vitin 1933, u ndërtua qyteti Xiamen. Sot ky qytet është një nga portet më kryesore të tregtisë së jashtme në pjesën juglindore të drejtuar nga bregu të Kinës. Ai është gjithashtu vendlindja e njohur e emigrantëve kinezë. Shumë emigrantë kinezë të lindur në provincën Fujian, shkojnë jashtë vendit nga ky qytet. 380 mijë xiamenas banojnë në 73 vende të botës. Qyteti Xiamen është një nga vendlindjet e banorëve të provincës Tajvan. Egret i Bardhë i pëlqen që të banojë këtu, prandaj qyteti Xiamen gjithashtu mban emrin "Gadishull Egreti". Xiamen-i është "parku i njohur në det". Narcisi i egër i qytetit Xiamen ka cilësi të mirë dhe është i njohur brenda dhe jashtë vendit. (Yuan Xin)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040