v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-13 20:47:29    
30 vjet reformë dhe hapje e Kinës në fushën Financiare (3)
Zhvillimi i sigurimeve në Kinë
gjatë 30 vjetëve të reformës
dhe hapjes

cri

Gjatë reformës dhe hapjes 30-vjeçare, në degët e ndryshme të ekonomisë kineze kanë ndodhur ndryshime të mëdha, pa përjashtuar edhe fushën financiare. Gjatë 30 vjetëve, tregu i aksioneve i Kinës është zhvilluar vazhdimisht; llojet e shërbimeve bankare janë shtuar gjithnjë e më shumë, sigurimet kanë hyrë në familjet e banorëve të thjeshtë, edhe fshatarët e zonave të largëta malore kanë shijuar të mirat e sjella nga sigurimet. Në pjesën e tretë të artikullit " 30 vjet reformë dhe hapje e Kinës në fushën financiare" do t'ju njohim me zhvillimin e sigurimeve në Kinë gjatë 30 vjetëve të reformës dhe hapjes.

Në vitin 1984, qeveria kineze filloi të lejojë punonjësit e ndërmarrjeve të investonin për blerjen e aksioneve dhe të merrnin fitimet në fund të vitit. Më pas tregu i aksioneve në Kinë filloi të marrë një zhvillim të shpejtë.

Krahas përsosjes së tregut të aksioneve, edhe hapat e hapjes së tregut kinez të aksioneve janë shpejtuar gradualisht.

Ashtu si tregu i aksioneve, edhe degët e tjera të fushës financiare të Kinës janë në procesin e reformës.

Gjatë 30 vjetëve, edhe sigurimet, si një nga 3 drejtimet kryesore të fushës financiare, janë bërë elemente të rëndësishme ekonomiko-shoqërore dhe të jetës së masave popullore kineze.

Në fillim të reformës e hapjes, në tregun kinez të sigurimeve kishte vetëm një ndërmarrje me të ardhura vjetore prej 460 milionë juanësh, kurse në vitin 2007, numri i kompanive të sigurimeve të Kinës arriti në 110 dhe të ardhurat e tyre të përgjithshme arritën në më se 700 miliardë juanë. Kështu Kina është bërë një vend i madh i sigurimeve.

Tani, investimet e qytetarëve për sigurime janë bërë një aktivitet i përgjithshëm, sigurimet kanë hyrë edhe në familjet fshatare. Qeveria u jap fshatarëve sigurime bujqësore politike me pagesë të vogël. Këto sigurime janë përhapur në provincat e ndryshme që merren kryesisht me bujqësi.

Siç bëri të ditur kryetari i komitetit të kontrollit dhe të administrimit të sigurimeve të Kinës Wu Dingfu, sektorët përkatës të Kinës po zgjerojnë më tej sferat e sigurimeve bujqësore në bazë të politikës së privilegjuar

në mënyrë që fshatarët të përfitojnë më shumë."Sigurimet bujqësore ne i zhvillojmë në bazë të përkrahjes qeveritare dhe të sektorëve përkatës."

Gjatë zhvillimit 30-vjeçar, në fushën financiare të Kinës janë arritur suksese të mëdha. Specialistët vunë në dukje se, përballë prirjes dhe sfidës së re të globalizimit financiar, në këtë fushë ekzistojnë edhe shumë dobësi, prandaj përpara reformës së sektorit financiar të Kinës ndodhet një detyrë e vështirë dhe rrugë e gjatë. ( Zhai) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040