v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-13 20:46:07    
30 vjet reformë dhe hapje e Kinës në fushën Financiare (2)
Zhvillimi i shërbimeve bankare
të Kinës

cri

Gjatë reformës dhe hapjes 30-vjeçare, në degët e ndryshme të ekonomisë kineze kanë ndodhur ndryshime të mëdha, pa përjashtuar edhe fushën financiare. Gjatë 30 vjetëve, tregu i aksioneve i Kinës është zhvilluar vazhdimisht; llojet e shërbimeve bankare janë shtuar gjithnjë e më shumë, sigurimet kanë hyrë në familjet e banorëve të thjeshtë, edhe fshatarët e zonave të largëta malore kanë shijuar të mirat e sjella nga sigurimet. Në pjesën e dytë të artikullit "30 vjet reformë dhe hapje e Kinës në fushën Financiare", do t'ju njohim me zhvillimin e shërbimeve bankare të Kinës gjatë 30 vjetëve të reformës dhe hapjes."

Në vitin 1984, qeveria kineze filloi të lejojë punonjësit e ndërmarrjeve të investonin për blerjen e aksioneve dhe të merrnin fitimet në fund të vitit.

Më pas tregu i aksioneve në Kinë filloi të marrë një zhvillim të shpejtë.

Krahas përsosjes së tregut të aksioneve, edhe hapat e hapjes së tregut kinez të aksioneve janë shpejtuar gradualisht.

Ashtu si tregu i aksioneve, edhe degët e tjera të fushës financiare të Kinës janë në procesin e reformës. Gjatë 30 vjetëve, zhvillimi ekonomik dhe ndryshimet e kërkesave financiare kanë nxitur zhvillimin e shërbimeve bankare me shumëllojshmëri dhe me lehtësi. Deri në fund të vitit të kaluar, në Kinë kishte 78 institucione financiare bankare që merren me shërbimet financiare për individët, vlera e përgjithshme e këtyre shërbimeve ka arritur në 819 miliardë juanë.

Në një degë të bankës industrialo-tregtare të Kinës, banka më e madhe tregtare e Kinës, korrespondenti vuri re një produkt të shërbimeve financiare afatshkurtër. Këto shërbime janë për klientët që duan të marrin fitime më të shumta se nga depozitimet bankare.

Drejtuesja e kësaj dege, znj. Zhao Na, tha:.... "Tani shitja e këtij lloj produkti të shërbimeve financiare përbën më se 50% të produkteve të shërbimeve financiare, sepse ai u përshtatet klientëve për depozitime afatshkurtra ".

Edhe sektori bankar kinez filloi të hapë dyert ndaj botës së jashtme. Në vitin 2007, Kina pranoi zyrtarisht kërkesat e institucioneve të huaj bankare për zhvillimin e biznesit të monedhës kineze dhe të valutave në Kinë.

Janë shpejtuar edhe hapat e zhvillimit të bankave tregtare kineze në botë. Banka e Kinës ka hapur më se 600 degë të saj në 28 vende e rajone të botës. ( Zhai)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040