v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Sunday    Apr 13th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-10-10 21:22:47    
Disa pikat turistike në qytetin Zhuhai

cri

Parku i ri Yuanmingyuan ndodhet në këmbën e malit Dashilin, në rrugën Jiuzhou të qytetit Zhuhai. Sipërfaqja e tij është 1.39 kilometra katrorë. Në 3 anë, lindja, perëndimi dhe veriu ky park mbështet në male. Ana jugore është e gjerë. Ky park u ndërtua si parku Yuanmingyuan i Pekinit para shkatërrimit nga zjarri. Në këtë park u ndërtuan disa objekte pjesore në parkun Yuanmingyuan të Pekinit në raportin 1:1 duke shkrirë karakteristikat turistike moderne.

Dyqan i quajtur "Qyteti Jiuzhou" i ndërtuar në vitin 1984, është një dyqan i stilit të kopshtit. Sipërfaqja e tij është 14 mijë metra katrorë. Ndërtimi dhe planifikimi i këtij qyteti mishërojnë jo vetëm stilin klasik, por edhe karakteristikat moderne. Para portës së qytetit gjendet lumi i mbrojtjes së qytetit, mbi të cilin ndodhen 3 ura. Pagoda kryesore u ndërtua si pagoda e lashtë e Pekinit. Lartësia e saj është 16 metra dhe gjerësia 70 metra, dhe ka 3 kate. I gjithë qyteti ka stilin e kopshtit të qytetit Suzhou.

Fshati i pushimit i liqenit Baiteng ndodhet në bregun e liqenit Baiteng. Sipërfaqja e tij është më shumë se 3 hektarë. Në këtë fshat ndodhet kopshti i frutave, zona e rritjes së produkteve detare. Këtu mysafirët mund të peshkojnë e të bëjnë shëtitje në liqen për të provuar jetën e fshatit. (Çang Çuo)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040