Parku "Kina e Bukur" që ndodhet në pjesën jugperëndimore të qytetit Shenzhen, u ndërtua në vitin 1989. Sipërfaqja e tij është 30 hektarë. Ai është zona me objekte në miniaturë me sipërfaqen më të madhe dhe përmbajtjen më të pasur në botë. Në këtë park gjenden objekte klasike natyrore dhe kulturore historike, në të cilat përfshihen jo vetëm objektet natyrore me pamje të ndryshme, por edhe pikat turistike, si ndërtesat e njohura madhështore etj.
Fshati kulturor i zakoneve të kombësive të Kinës u ndërtua në vitin 1991. Sipërfaqja e tij është 1,2 hektarë. Në këtë fshat janë mbledhur margaritarët kulturorë të zakoneve të kombësive të Kinës. Në këtë fshat ndodhen më shumë se 20 fshara të vogla të kombësive si buyi, yao, miao, dong, zhuang etj., në të cilat janë plot me karakteristika kombëtare. Në këtë fshat ndodhen edhe shumë objekte klasike si shpella e provincës veriore Shanxi, pagoda Fengyu e kombësisë dong, lagjja Huizhou etj.
Zona piktoreske "Dritarja botërore" përbëhet nga 5 pjesë si 5 kontinente. Në këtë zonë piktoreske ndodhen 118 pika turistike të ndërtuara sipas pikave të njohura turistike botërore. Në mbrëmje, shfaqja e këngëve dhe e valleve dhe vargu i njerëzve të hareshëm në rrugë do t'ju tërheqin në një botë të gëzuar.
Zona turistike bregdetare Xiaomeisha 33 kilometra larg nga qyteti Shenzhen ndodhet midis malit dhe detit. Sipërfaqja e saj është 3 hektarë. Në këtë zonë gjenden ura, ishulli i vogël, rrugë të vogla pyjore etj, si edhe janë ndërtuar një hotel bregdetar, klub, shtëpi malësore, ndërtesa bregdetare, tempuj të vjetër etj. Hoteli bregdetar ka 9 kate, pajisje të shumta dhe restorante kineze e të huaja etj. Në Xiaomeisha mund të notoni e pushoni në bregdet dhe, edhe mund të shikoni pamjet e bukura të Detit të Kinës Jugore.
Shaotoujiao është i njohur për "rrugën kino-angleze" që është kufiri midis qytetit Shenzhen dhe Hongkongut. Gjatësia e tij është 250 metra dhe gjerësia 8 metra. Kufiri është krijuar nga shtatë gurë. Në dy anët të kësaj rruge ndodhen shumë dyqane. Me rikthimin e Hong Kongut, këtu u bë qendër historike. (Çang Çuo)
|