v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-28 21:31:27    
"Lufta e yjeve"

cri

Pas Kinės, edhe India ka shpallur planin e saj tė madh pėr zhvillimin e anijes me kozmonautė. Nė vitin 2003, kryeministri indian Vaxhepaj shpalli se India do tė zhvillonte fluturimet kozmike me kozmonautė dhe kėrkimet nė Hėnė. India mund tė lėshonte qė nė gjysmėn e parė tė vitit 2008 njė mjet pa kozmonautė rreth Hėnės, nėse arrinte sukses, do tė pėrpiqej tė realizonte uljen e anijes kozmike me kozmonautė nė Hėnė nė vitin 2015, pėr t'u bėrė vendi i pestė qė ka kryer kėrkime nė Hėnė pas Rusisė, SHBA-sė, Japonisė dhe Kinės.

Ish-Bashkimi Sovjetik ėshtė njė nga vendet e para qė kanė zhvilluar kėrkime nė Hėnė dhe ka bėrė mbi 60 herė fluturime rreth Hėnės, por nė vitet '70 tė shekullit tė kaluar ai hoqi dorė nga plani aventuresk i Hėnės. Nė shekullin e 21-tė Rusia rifilloi rrugėn e hulumtimit tė Hėnės.

Nė dhjetor tė vitit 2006 Agjencia amerikane e Aeronautikės dhe e Hapėsirės (NASA) publikoi "Strategjinė e kėrkimeve tė gjithė rruzullit tokėsor" dhe konceptin fillestar tė "Planit mbi bazėn nė Hėnė", duke shpallur se nga viti 2020 do tė fillojė punimet e ndėrtimit tė bazės nė Hėnė dhe para vitit 2024 do tė dėrgojė persona pėr tė punuar nė mėnyrė afatgjatė nė kėtė bazė.

Nė vitin 2004 Agjencia Hapėsinore Evropiane shpalli planin "Hyjnorja e Dritės": nė periudhėn 2020 ? 2025 do tė realizohet ngjitja e anijes kozmike me kozmonautė nė Hėnė dhe njėkohėsisht ndėrtimi i bazės nė Hėnė.

?

Nė vitet '90 tė shekullit tė kaluar mjeti i parė i Japonisė pėr studimin e Hėnės hyri nė hapėsirėn kozmike dhe kėshtu Japonia u bė vendi i tretė hulumtues i Hėnės nė botė. Japonia ka nė plan qė brenda 10 vjetėve tė lėshojė njė mjet zbulues pa kozmonautė dhe qė pas 20 vjetėve tė ndėrtojė njė bazė hulumtimi pa kozmonautė nė sipėrfaqen e Hėnės.

Republika e Koresė dhe Brazili kanė plane pėr zhvillimin e shpejtė tė ēėshtjes sė tyre kozmonautike dhe kanė mundėsi qė tė bėhen lėshues tė satelitėve me kosto tė ulėt.

Nė ēėshtjen kozmike ka konkurrim ndėrkombėtar, por hapėsira kozmike ėshtė pasuria e pėrbashkėt e njerėzimit dhe bashkėpunimi paqėsor e shfrytėzimi i pėrbashkėt i saj janė bėrė edhe njė prirje nė botė.

"Konkurrenca midis fuqive tė mėdha nė hapėsirėn kozmike" po shkakton njė "luftė tė re yjesh". Por kjo "luftė e madhe" nuk ėshtė nė asnjė mėnyrė luftė tradicionale, por ėshtė njė luftė e konkurrimit tė njerėzimit pėr hulumtimin e burimeve kozmike nėn parimin e shfrytėzimit paqėsor dhe tė pėrbashkėt. ( Drita-Daming )