Tani ka dy lloje kostumesh kozmonauti për jashtë kabinës, një lloj i modelit amerikan dhe një tjetër i modelit rus. Kostumi që veshin kozmonautët e anijes kozmike "Shenzhou numër 7" është studiuar dhe është prodhuar nga vetë Kina, duke marrë karakteristikat e kostumit të modelit rus.
Pjesët kryesore përbërëse të kostumeve për jashtë kabinës të 3 vendeve të sipërpërmendura janë të afërta, duke përfshirë sistemin e sigurimit të jetës, bombulën e oksidit të karbonit, kutinë e kontrollit dhe të demonstrimit, sistemin e matjes fizike, tubin e butë, pjesën e sipërme dhe pjesën e poshtme të kostumit, mëngët e kostumit, dorezën, kaskën, qesen e urinës e të ujit të pijshëm dhe mekanizmin e telekomunikacionit. Këto pjesë përbërëse të kostumit të kozmonautit do t'u japin kozmonautëve presionin ajror të përshtatshëm, oksidin e karbonit dhe lagështinë e përshtatshme për të siguruar kërkesat e aktiviteteve të jetës së kozmonautëve. Kostumi ka aftësinë e duhur për parandalimin e dëmtimit të kozmonautëve nga rrezet diellore dhe copat qiellore.
Kostumi i modelit amerikan që veshin kozmonautët për jashtë kabinës është prodhuar kryesisht me fije xhami, presioni ajror i brendshëm i kostumit është i ulët, prandaj shkathtësia e kostumit është shumë e mirë. Copa e kostumit të modelit rus për jashtë kabinës është as e butë as e fortë, përveç pjesës së krahut dhe të kofshës të kostumit të prodhuar me fije xhami, pjesët e tjera të tij janë prodhuar me alumin, presioni ajror i brendshëm i kostumit është i lartë, kozmonautët mund të marrin frymë lirisht.

Kostoja e çdo kompleti të kostumit amerikan dhe rus për jashtë kabinës është rreth 12 milionë dollarë amerikanë, ndërsa kostoja e çdo kompleti të kostumit kinez rreth 4 milionë dollarë.
Pesha e çdo kompleti të kostumit të modelit amerikan është 127 kilogramë dhe vëllimi i tij 0.125-0.153 metra kub, ndërsa presioni ajror i brendshëm në të është 0.29. Pesha e përgjithshme e çdo kompleti të kostumit kinez për jashtë kabinës është afërsisht 120 kilogramë.
Kostumi i modelit amerikan është me ngjyrë të bardhë. Kur kozmonauti vesh kostumin, ka nevojë për ndihmën e të tjerëve. Në qoftë se kostumi prishet në hapësirën kozmike, duhet të riparohet në tokë. Kostumi i modelit rus ka ngjyrë dheu të verdhë. Kozmonauti mund ta veshë vetë. Në qoftë se atij i ndodh aksident, kozmonauti mund ta riparojë vetë në hapësirën kozmike. Kostumi kinez është gjithashtu me ngjyrë të bardhë.
|