v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Saturday    Apr 19th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-27 21:12:01    
Ata që bënë ecje kozmike

cri
Më parë, Kina ka çuar dy herë me sukses kozmonautë në hapësirën kozmike. Në qoftë se ecja në hapësirën kozmike arrin sukses, kjo gjë do të hedhë bazë të mirë për krijimin nga Kina të stacionit hapësinor dhe për kryerjen e lidhjeve të anijes kozmike me stacionin hapësinor.

Qysh nga krijimi i anijes kozmike me kozmonautë, kozmonautët kanë realizuar afro 100 herë ecje në hapësirën kozmike. Ecja e parë në hapësirën kozmike në historinë kozmike të botës ka qenë në mars të vitit 1965. Ish-Bashkimi Sovjetik lëshoi anijen kozmike "Ngritja numër 2" me dy kozmonautë Beljajev dhe Leonov. Gjatë fluturimit, Leonovi u largua nga kabina hermetike e anijes kozmike "Ngritja numër 2" dhe punoi 12 minuta, duke lidhur rripin e sigurimit jashtë kabinës 5 metra larg anijes kozmike.

Më 3 qershor 1965, kozmonauti amerikan Uajt eci jashtë kabinës 21 minuta dhe fluturoi në hapësirën kozmike, duke mbajtur mekanizmin reaktiv. Kjo ishte ecja e parë në hapësirë në historinë kozmike amerikane.

Femra e parë në botë që ka ecur në hapësirën kozmike ka qenë kozmonautja nga ish-Bashkimi Sovjetik, Svetlana Savitskaja. Ajo u ngrit më 17 korrik 1984 me anijen kozmike "Bashkimi T12" në hapësirë. Më 25 korrik 1984 ajo punoi 3 orë e 35 minuta jashtë kabinës.

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040