Më 27 shtator në orën 17 e 58 minuta, kozmonauti kinez Zhai Zhigang mbaroi veprimtarinë jashtë kapsulës dhe u kthye në kapsulën e orbitës të anijes kozmike "Shenzhou nr. 7". Kjo shënoi se ai ka mbaruar me sukses veprimtarinë e parë të kozmonautëve kinezë jashtë kapsulës.

Zhai Zhigang i veshur me tuta të kozmonautëve të studiuara dhe të prodhuara nga Kina vet qëndroi jashtë kapsulës për rreth 20 minuta.(Fani)
|