v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-25 19:18:46    
kuptimi i gjerė i "Qiellit" nė gjuhėn kineze

cri
fjala "qiell" e gjuhės kineze nė kuptimin e gjerė ėshtė afėrsisht si fjala "perėndi" e gjuhės shqipe, por kuptimi i kėsaj fjale nė gjuhėn kineze ėshtė mė abstrakt dhe ėshtė njė lloj "parimi qiellor" ose "hyjnie qiellore", qė gjenden gjerėsisht nė kulturėn kineze. Pėr shembull, nė shoqėrinė feudale kineze, perandori qė ishte sundimtar suprem i gjithė vendit, e quante veten "Tian-zi" qė do tė thotė "biri i qiellit". Por vetėm nė vitet e lulėzimit tė vendit ose nė kohėn kur ata besonin se "qielli" po u falte atyre lumturi, monarkėt shkonin nė malin Taishan pėr tė bėrė lutje, duke falėnderuar "hyjninė qiellore" edhe pėr tė mirat qė i dha botės njerėzore.

Prej kėtej shihen qartė ndjenjat e monarkėve kinezė qė respektonin "qiellin" dhe njėkohėsisht kishin frikė nga ai. Nė folklorin kinez, pėrdoret shpesh herė shprehja "dėnimi nga qielli" si formula mė serioze e betimit ose formulė magjike. Nė librin e lashtė kinez "Analet e Konfucit", ka njė tregim ku thuhet se Zi Lu, njė nga nxėnėsit e Konfucit, shprehu pakėnaqėsi pėr veprimin e Konfucit, sepse njė ditė ai foli me njė grua veskeqe. Pėr kėtė gjė, Konfuci u betua drejtuar qiellit: "Qielli le tė mė flakė tej, nėse veprimi im bie nė kundėrshtim me normat etike dhe nuk pėrputhet me moralin." Kėshtu, Zi Lu heshti. Prej kėtej shihet qartė se dėnimi nga "qielli" ka qenė njė forcė e tmerrshme pėr kinezėt. Prandaj Konfuci tha "qielli le tė mė flakė tej", pėr tė treguar vetėbesimin dhe pėrgjegjėsinė e tij tė lartė.

Nocioni "qiell" ėshtė shumė i pėrdorshėm nė gjuhėn dhe kulturėn kineze. Nė emisionin e sotėm, folėm vetėm shkurtimisht dhe nė mėnyrė tė pėrgjithshnme pėr kėtė ēėshtje. Nėse keni interes pėr kėtė, na shkruani pėr tė diskutuar bashkė me ne. (Zheng)