Pasi u lëshuan me sukses anijet kozmike "Shenzhou" nr. 5 dhe nr. 6, njerëzit janë shumë të interesuar për jetesën e kozmonautëve në hapësirën kozmike. Çfarë sekreti ka në menynë e kozmonautit kinez?
Siç mësohet, për shkak që kozmonautët kinezë përballen shpeshherë me vështirësi të shumta dhe të ndërlikuara, në stërvitjen ditore dhe gjatë fluturimit kozmik, standardi i ushqimeve për ta është gjithmonë i lartë dhe i rreptë.
Së pari, ushqimet kozmike nuk janë zarzavate dhe fruta të zakonshme, por janë "tulla të kondensuara" të përpunuara posaçërisht, të cilat mund të kthehen në formën origjinale pasi të përzihen me një sasi të caktuar uji. Së dyti, këto ushqime duhet të kenë shije të mirë dhe të thithen shpejt nga stomaku dhe zorrët. Së treti, këto gjëra, që nuk duken të shijshme, përmbajnë të gjitha elementet e nevojshme për shëndetin e njeriut, të cilat mund t'i ndihmojnë kozmonautët të ruajnë energjitë dhe gjallërinë gjatë fluturimit të gjatë kozmik.
Struktura e ushqimeve për kozmonautë është në formë trekëndëshe (ose në formën e piramidës). Në bazën e kësaj piramide janë ushqimet si orizi dhe mielli, pastaj vijnë frutat dhe zarzavatet e në majë janë qumështi, peshku, mishi dhe vezët.
Për ushqimet e kozmonautëve ka edhe rregulla të shumta, të cilat janë shënuar në 8 faqe. Një inxhinier nga Instituti i Mjekësisë Aeronautike i Kinës na tregoi se këto rregulla përfshijnë kryesisht disa prime bazë. Së pari, ushqimet duhet të jenë të pasura e ushqyese dhe të përshtaten me punën e kozmonautëve. Së dyti, ushqimet duhet të kenë të njëjtën cilësi. Së treti, duhet të kenë shije të njëjta me ushqimet e zakonshme. Së katërti, duhet të merret një kampion për të gjitha gjërat që kanë ngrënë kozmonautët dhe të ruhet për 3 ditë për të ndjekur reagimin e kozmonautëve. (Jiang Lei)
|