v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 9th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-25 18:46:07    
Hapat e zbulimit

cri

Kozmonautika është një fushë me shumë aventura. Megjithëse çështja e kozmonautikës e Kinës ka marrë një zhvillim të shpejtë, ka pasur edhe shumë mossuksese dhe dështime.

Më 1 mars të vitit 1992 në Xichang raketa kineze "Marshimi i Madh nr. 2" qëndroi pa lëvizur në vend kur u ndez. Dhe më 22 mars u rindez zjarri i saj, por lëshimi i saj dështoi prapë.

Më 15 shkurt të vitit 1996, katër ditë para Festës së Pranverës në Kinë, raketa e parë kineze e tipit B "Marshimi i Madh nr. 3", 22 sekonda pas ndezjes së zjarrit, u përpoq në shpatet e malit 1850 metra larg kullës së lëshimit. Njëkohësisht u shkatërrua plotësisht së bashku me raketën edhe sateliti "Ndërkombëtar 708" i Organizatës Ndërkombëtare të Satelitëve, që kishte një vlerë shumë të madhe.

Edhe vendet e tjera të botës kanë pasur shumë shembuj dështimesh, ndër të cilët ata që të bëjnë përshtypje më të thellë janë:

Më 25 prill të vitit 1967 kozmonauti i ish-Bashkimit Sovjetik Vladimir Komarov dha jetën e tij gjatë fluturimit në hapësirë dhe u bë kozmonauti i parë në botë i rënë gjatë kryerjes së detyrës.

Më 28 janar të vitit 1986, 73 sekonda pas ngritjes në hapësirë aeroplani kozmik amerikan "Challenger" (Sfiduesi) shpërtheu dhe të 7 kozmonautët në të humbën jetën.

Më 1 shkurt të vitit 2003, 16 minuta para uljes së tij në Tokë aeroplani kozmik amerikan "Kolumbia" humbi lidhjen me Tokën dhe pastaj u shpërbë në hapësirën ajrore të pjesës qendrore të shtetit Teksas, si pasojë të 7 kozmonautët në të nuk u kthyen të gjallë.

Por nuk do të ndalen hapat e zbulimit nga njerëzimi!

Realizimi i ëndrrës për bërjen të fuqishëm në fushën kozmike është bërë një objektiv i shumë vendeve të botës. Zhvillimi dhe arritjet e teknologjisë kozmike janë një demonstrim konkret i potencialit të përgjithshëm të një vendi dhe kanë rëndësi të madhe strategjike në fushat politike, ushtarake e ekonomike.

Në hapësirën kozmike përmbahen interesa kolosale ekonomike. Graviteti zero në hapësirën kozmike, vakuumi ideal dhe aftësia e pakufishme nxehtësithithëse, si dhe mjedisi pa mikrobe kanë hapur horizonte shumë të gjera për zhvillimin industrial dhe tregtar.

Për këtë objektiv njerëzimi ka bërë përpjekje të mëdha për shumë vjet me radhë.

Tani njerëzit jo vetëm mund të jetojnë në hapësirën kozmike, por mund të shëtitin edhe në Hënë, mund të ndiejnë edhe zërin e rrjedhjes së ujit në Mars, pluhurin e kometës, akullin e Saturnit dhe rrymën e ajrit të Venusit.

Të gjitha këto tregojnë se njerëzimi është i aftë të njohë edhe hapësirën më të gjerë kozmike! Prandaj vendet e ndryshme të botës po hyjnë në radhën e zbuluesve të hapësirës kozmike!

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040