v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 9th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-24 20:59:42    
Historia e serisë së anijeve kineze "Shenzhou"

cri
Kina është vendi i tretë pas ish-Bashkimit Sovjetik dhe SHBA-së që ka aftësi të pavarur për fluturimet kozmike me kozmonaut, por ajo e nisi këtë gjë gjysmë shekulli më vonë se dy vendet e tjera. Megjithatë, brenda disa vjetëve Kina kaloi rrugën që vendet e zhvilluara përshkruan për 30-40 vjet.

Më 20 nëntor 1999, Kina lëshoi me sukses anijen e parë kozmike eksperimentale "Shenzhou nr. 1", që u studiua dhe u prodhua nga Kina në mënyrë të pavarur. Pas fluturimit në kozmos për 21 orë e 11 minuta, "Shenzhou nr. 1" u kthye me sukses në Tokë. Megjithëse në këtë eksperiment të parë nuk kishte kozmonaut, ky sukses hodhi hapin e parë në realizimin e Veprës kineze të fluturimeve kozmike me kozmonaut.

Gjatë 3 vjetëve pas fluturimit të parë, Kina pati me radhë sukses në fluturimet eksperimentale të anijeve kozmike pa kozmonaut "Shenzhou" nr. 2, 3 dhe 4. Nga lëshimi deri në kthimin dhe në vëzhgimin e kontrollin e mjedisit, në të gjitha hallkat u arritën përparime të dukshme teknike dhe teknologjia kineze e anijes kozmike iu afrua gradualisht fluturimit me kozmonaut.  

Në vitin 2003 Kina priti çastin historik në Veprën e fluturimeve kozmike me kozmonaut. Më 15 nëntor të këtij viti u ngrit me sukses anija kozmike "Shenzhou nr. 5", që ishte anija e parë kineze me kozmonaut. Kjo shënoi se Kina u bë vendi i tretë në botë që është në gjendje të zhvillojë në mënyrë të pavarur aktivitetet me kozmonaut në kozmos.

Kozmonauti i parë kinez është Yang Li Wei, ndërsa mediat e huaja e quajtën atë "taikonaut". Kjo është një fjalë e krijuar. Ajo përbëhet nga "taikong" dhe "naut". "Taikong", një fjalë kineze, do të thotë kozmos.

Më 12 tetor 2005 u ngrit në kozmos anija kozmike kineze "Shenzhou nr. 6". Kësaj here, në anije kishte dy kozmonautë, Fei Yunlong dhe Nie Haisheng, të cilët kaluan një udhëtim prej 115 orësh dhe kryen eksperimentin e parë kinez në kozmos me pjesëmarrjen e kozmonautit. Në krahasim me anijen "Shenzhou nr. 5", kozmonautët në "Shenzhou nr. 6" mund të hapnin derën e kabinës së kthimit dhe të hynin në kabinën e orbitës për eksperiment.

Anija "Shenzhou nr. 6" përbëhej nga dy kabina, kabina e kthimit dhe ajo e orbitës. Kozmonautët u kthyen në Tokë me kabinën e kthimit, ndërsa ajo e orbitës mbeti në kozmos për gjysmë viti për vazhdimin e eksperimenteve.

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040