
Liu Boming, që ka lindur në shtator 1966, është nga qyteti Yian i provincës Heilongjian. Ai hyri në ushtri në qershor 1985 dhe ka qenë komandant i Brigadës së kozmonautëve të divizionit të Forcave Ajrore. Ai ka fluturuar në mënyrë të sigurt për 1050 orë dhe është vlerësuar si pilot i kategorisë së parë i Forcave Ajrore. Në janar 1998 ai u bë zyrtarisht kozmonaut i numrit të parë të Kinës. Në maj 2008 ai u zgjodh pjesëtar i ekuipazhit të anijes kozmike "Shenzhou nr. 7".
|