
Jing Haipeng ka lindur në tetor të vitit 1966 në qytetin Yuncheng të provincës Shanxi. Ai hyri në ushtri në qershor të vitit 1985 dhe ka qenë drejtuesi i kryepilotëve të një divizioni ushtarak ajror. Ai ka arritur rezultatin e fluturimit të sigurt prej 1200 orësh dhe është përzgjedhur si pilot i kategorisë së parë i Forcave Ajrore. Në janar të vitit 1998, ai u bë zyrtarisht një nga astronautët e parë kinezë. Në qershor të vitit 2005, ai u zgjodh si anëtar i grupit të gatshëm të astronautëve për anijen kozmike me kozmonaut "Shenzhou nr. 6". Tani ai është astronaut i kategorisë së dytë i Ushtrisë Çlirimtare të Popullit kinez, në rang të zv.komandantit të divizionit. Në maj të vitit 2008 ai u zgjodh si pjesëtar i ekuipazhit të anijes kozmike me kozmonaut "Shenzhou nr. 7".Du) (Artan)
|