v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Thursday    Apr 10th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-24 21:08:44    
Mënyra e veçantë e jetës së kozmonautit

cri

Ushqimi i kozmonautit është shumë i larmishëm dhe deri tani ka mbi 100 lloje ushqimesh kozmike. Ushqimet kozmike janë zakonisht të thata. Para se të hahen, në këto ushqime futet ujë dhe ngrohen në furrë. Tryeza kozmike është e posaçme dhe është magnetike. Ajo mund të tërheqë thikë, lugë, pjata etj. Kur hanë bukë, në radhë të parë kozmonautët duhet të ngulitin këmbët në dysheme dhe trupin në karrige për të mos lëvizur.

Në mjedisin e humbjes së peshës, njerëzit humbin "lartësi" e "poshtë". Kozmonautët mund të flenë duke fluturuar, pranë murit, pranë tryezës etj. Por zakonisht, kozmonautët flenë brenda thesit të fjetjes të ngulitur në mur.

Mënyra e larjes së fytyrës dhe të dhëmbëve është e veçantë. Zakonisht kozmonautët e lajnë fytyrën me një peshqir të lagur dhe i lajnë dhëmbët me gisht duke lyer pastën e dhëmbëve.

Edhe qethja e flokëve në hapësirën kozmike është e vështirë dhe duhet të kryhet me ndihmën e të tjerëve. Kur dikush qeth flokët, një tjetër duhet të mbajë një fshesë me korrent për të thithur flokët e prerë. (Du) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040