v Protokolli mbi bashkëpunimin e uebsajtit në gjuhën shqipe të CRI Oline me botën e jashtmev Tërmeti në Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International Wednesday    Apr 9th   2025   
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencë e Teknikë

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-09-24 21:03:06    
Turizmi në hapësirën kozmike

cri

Me zhvillimin e shpejtë të shkencës dhe teknikës, turizmi i njerëzve të zakonshëm në hapësirën kozmike nuk është më një ëndërr. Tani ekzistojnë dy mënyra të turizmit në hapësirën kozmike. Mënyra e parë është fluturimi në orbitë, që është relativisht i shtrenjtë, dhe mënyra tjetër është fluturimi në nënorbitë, që është relativisht i lirë.

Fluturimi në orbitë: Fluturuesi fluturon në hapësirën kozmike. Kur forca tërheqëse e Tokës dhe forca centrifugale e fluturuesit janë në balancë, kjo do të thotë se fluturuesi fluturon në orbitë. Thjeshtësisht ky fluturues fluturon në lartësi 402 larg nga toka. Një turist që të fluturojë në orbitë, duhet të paguajë 20 deri 30 milionë dollarë dhe duhet të bëjë stërvitje për 6 muaj. Ky turist duhet të fluturojë 8 ditë në hapësirën kozmike dhe gjatë 6 ditëve ai do të ndiejë humbjen e peshës në stacionin kozmik ndërkombëtar dhe do të jetojë si kozmonaut.

Fluturimi në nënorbitë: Kur anija kozmike arrin në hapësirën kozmike dhe nuk arrin në shpejtësinë e orbitës, ajo do të fluturojë në formën e harkut dhe ky quhet fluturim në nënorbitë. Lartësia e fluturimit në nënorbitë duhet të jetë 100 kilometra dhe kjo lartësi është lartësia më e ulët kozmike që është përcaktuar nga Komiteti Botëror i Lëvizjes. Për turizëm me fluturim në nënorbitë duhet të paguhen 100 mijë dollarë dhe duhet të bëhet një stërvitje prej 4 ditësh. Turisti që fluturon në nënorbitë, do të fluturojë mbi 1 orë dhe gjatë 5 minutave do të ndiejë humbjen e peshës.

Projekti i ngjitjes në Hënë: Ky është një projekt luksoz i turizmit të njerëzve të zakonshëm në hapësirën kozmike dhe kërkon 200 milionë dollarë e 3 vjet stërvitje. Deri tani, asnjë nuk e ka bërë këtë turizëm.  (Du) (Artan)

© China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China. 100040