v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-13 21:07:20    
Sportisti i ri Zhong Man krijoi historinė e skermės kineze

cri

Nė Lojėrat Olimpike nė Los Anxhelos tė SHBA-sė para 24 vjetėve, skermistja kineze Luan Jujie fitoi medaljen e parė tė artė nė histori pėr delegacionin kinez. Pas 24 vjetėve, mė 12 gusht tė vitit 2008 nė Lojėrat Olimpike tė Pekinit, nė ndeshjen finale tė kordhės si individ pėr meshkuj, 24-vjeēari kinez Zhong Man fitoi medaljen e artė nė kordhėn si individ pėr meshkuj. Kjo ėshtė medalja e parė e artė e ekipit kinez tė skermės pas vitit 1984 e ėshtė gjithashtu edhe medalja e parė e artė e ekipit kinez tė skermės pėr meshkuj nė historinė e Lojėrave Olimpike.

Pėr potencialin e Zhong Manit, kundėrshtarit tė tij nė ndeshjen finale, skermistit francez Nikolas Lopez, i takon tė flasė. Pas ndeshjes ai tha se Zhong Mani ėshtė i denjė pėr fitimin e medaljes sė artė.

"Unė e kam luajtur mjaft mirė mjeshtėrinė time, por nė krahasim me tė, ai ka luajtur akoma mė mirė. Pikėrisht nga kjo ai fitoi titullin e kampionit, kjo do tė jetė pasuria e tij pėr gjithė jetėn."

Duke folur pėr nxėnėsin e tij tė mirė, trajneri francez Kristian Bauer tha me krenari tė hapur:

"Nė radhė tė parė, nga kushtet trupore Zhong Mani ėshtė njė sportist shumė i pėrshtatshėm pėr skermėn. Ai luan me shpejtėsi tė madhe dhe me lėvizje korrekte tė dorės, tė gjitha kėto janė tė kėnaqshme. Sė dyti, ai ėshtė shumė i zgjuar, i ka kuptuar shumė shpejt gjėrat taktike qė unė ia kam shpjeguar pėrherė. Kjo cilėsi e tij ėshtė jashtėzakonisht e mirė."

Pas njė pritjeje 24-vjeēare u fitua mė nė fund njė medalje e artė nga Kina nė kėtė disiplinė sportive. Drejtuesi i ekipit kinez tė skermės Wang Jian shprehu mendimin se kjo ėshtė jo vetėm njė demonstrim i pėrgjithshėm i potencialit tė skermistėve kinezė, por ėshtė njė justifikim pėr pėrpjekjet e paepura shumėvjeēare tė tyre. (Drita-Daming)