v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-08-10 21:31:38    
Njė "mjeshtėr pėr medalje tė artė" dhe nxėnėsi i tij

cri

Gjatė konkurrimit tė ashpėr nė lojėrat olimpike, dėgjohet shumė shpesh shprehja "nuk e pritja". Aq mė tepėr, nė ditėn e parė tė garave dhe ndeshjeve tė Lojėrave Olimpike tė Pekinit, kur qitėsi 22-vjeēar kinez Pang Vei, qė merr pjesė pėr herė tė parė nė lojėrat olimpike, fitoi medaljen e artė nė garėn e qitjes me pistoletė me ajėr 10 metra pėr meshkuj, shumė njerėz thanė se "Unė nuk e pritja". Por ata nuk duhet tė harrojnė se, para 4 vjetėve, nė Lojėrat Olimpike tė Athinės, Vang Yifu, trajneri i djaloshit Pang Vei, fitoi medaljen e artė pikėrisht nė kėtė disiplinė.

Nė vitin 2005, Vang Yifu u bė trajneri i pėrgjithshėm i ekipit kinez tė qitjes. Ky qitės veteran, qė quhej dikur "sportist i medaljes sė artė", u mėsua shpejt me punėn e trajnerit dhe u quajt "mjeshtėr pėr medalje tė artė". Nė vitin e parė tė punės sė tij si trajner, Vang Yifu zgjodhi personalisht dhe pėrgatiti qitėsin e shquar Pang Vei, i cili zuri vendin e parė qysh nė garėn e qitjes me pistoletė me ajėr 10 metra pėr meshkuj nė kampionatin botėror tė qitjes tė vitit 2006. Nė atė kohė, Pang Vei ishte 20 vetėm vjeē. Pas 2 vjetėve, ai fitoi titullin e kampionit tė lojėrave olimpike me njė epėrsi mė tė madhe, duke shtuar nderin e "mjeshtrit pėr medalje tė artė". (Zheng)