v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-24 18:45:20    
Lule jasemini nė muzikė

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, nė kėtė program muzikor ju ftojmė tė dėgjoni njė grup kėngėsh me lule jasemini.

Kėnga qė po dėgjoni ėshtė kėnga popullore e provincės Jiangsu tė Kinės Lindore "Lule jasemini". Nė kėngė i kėndohet lules sė jaseminit, duke pasqyruar dėshirėn e vajzave pėr bukurinė dhe panoramėn e bukur tė maleve e lumenjve tė krahinave nė jug tė lumit Jance.

Ndėr kėngėt popullore tė pasura e tė larmishme tė Kinės, kėnga "Lule jasemini" ėshtė mė e pėrhapura nė Kinė, madje nė botė nė shumė variante. Kompozitori italian Puēini e pėrdori melodinė e kėsaj kėnge dhe krijoi muzikėn kryesore tė operės "Turandot", ndėrsa saksofonisti i famshėm amerikan Keny G. e pėrpunoi kėngėn "Lule jasemini" nė interpretimin solo nė saksofon.

Jasemini ėshtė njė lloj luleje e vogėl nė formė ylli me ngjyrė tė bardhė dhe me aromė shumė tė mirė. Pėr kinezėt ajo simbolizon pastėrtinė dhe elegancėn. Shkrimtari i famshėm kinez Yan Su dhe kompozitori i njohur Meng Qingyun krijuan kėngėn "Lule jasemini e dashur". Nė vargjet e kėngės thuhet: "Nė lindjen e lashtė kishte njė vajzė qė quhej Molihua ? Lule jasemini. Dielli e ledhatonte me rrezet e tij, hėna e merrte nė kraharor dhe flladi pranveror e vesa e puthnin. Ajo nuk donte zbukurime dhe as argjendurina, por ua shpėrndante dashurinė e saj mijėra familjeve tė thjeshta." Tani ju ftojmė tė shijoni kėtė kėngė tė interpretuar nga kėngėtarja Li Danyan.

Kėnga zbavitėse "Shihet pėrsėri lule jasemini" dallohet nga kėnga origjinale popullore "Lule jasemini", nė tė duket stili i kohės dhe pasqyrohet krejt ndryshe pėrmbajtja, megjithėse ruhet disi edhe muzika e kėngės origjinale popullore. Nė vargjet e kėngės thuhet: "A je mirė? A mund tė mė thuash fjalėt e zemrės? Kam pak merak pėr ty. Ti thoshe gjithnjė se ke marrė shumė, por nė zemėr nuk ke gjetur asgjė. Vetėm nė ėndėrr nuhatet aroma e lules sė jaseminit, desh tė kthehesh nė tė kaluarėn me qeshje tė vėrtetė. O, sa e bukur qenke lule jasemini, e bardhė, e kėndshme dhe e pėlqyer nga tė gjithė?"

Melodia pėr violinė "Lule jasemini" ėshtė pėrpunuar nė bazė tė kėngės popullore origjinale tė Jangsusė dhe ėshtė interpretuar nga Zhang Yve.

Nė vijim do tė dėgjoni kėngėn "Lule jasemini", e pėrhapur nė provincėn Hebei tė Kinės.

Nė fund do tė dėgjoni melodinė "Lule jasemini", tė interpretuar nga orkestra ruse me veglėn muzikore sanjiaoqin.(Drita-Daming )