v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-24 16:59:26    
Mbreti i pianos dhe muzika popullore kineze

cri

dėgjoni

Tė dashur dėgjues, nė kėtė program muzikor do t'ju njohim me njė grup melodish kineze, tė interpretuara bashkėrisht nga pianisti francez Riēard Klajderman e muzikantė tė tjerė francezė dhe nga Orkestra e muzikės popullore e Radios e Kinės.

Melodia qė po dėgjoni, titullohet: "Rrjedh pėrroi i vogėl" dhe interpretohet bashkė nga muzikantėt kinezė e francezė. Kjo ėshtė njė kėngė shumė e njohur popullore nė provincėn Ynan tė Kinės Jugperėndimore. Nė kėngėn me tė njėjtin titull, me ritėm tė bukur e tė freskėt dhe me motiv tė thjeshtė e tė thellė, pasqyrohen ndjenjat pėrmalluese tė dy tė rinjve pėr njėri-tjetrin. Melodia qė po dėgjoni ėshtė e pėrpunuar nė bazė tė kėsaj kėnge. Nėpėrmjet interpretimit me aparatet elektronike pėrshkruhet sfondi i qetė e i bukur, si nata e verės nėn dritėn e argjendtė tė hėnės, bambuja e gjelbėr dhe liqeni i pastėr me ujin e pėrroit tė vogėl. Kėnga e dashurisė fillon nė dialogun midis pianos, ėrhusė dhe violonēelit dhe ndjenja e dashurisė rrjedh pandėrprerė si uji i pėrroit.

Sapo dėgjuat melodinė e bukur: "Rrjedh pėrroi i vogėl". Pianisti francez Riēard Klajderman ėshtė "mbreti i pianos" i njohur nga tė gjithė kinezėt. Nė vitin 1986, kur kaseta e tij e parė muzikore "Melodi moderne nė piano ? Fati" u importua dhe u publikua nė Kinė, fati e bėri atė tė lidhet ngushtė me muzikėn kineze dhe me kulturėn kineze. Shumė melodi pėr piano, tė pėrpunuara nė bazė tė kėngėve kineze dhe tė interpretuara prej tij nė fund tė shekullit tė kaluar, u mirėpritėn dhe u pėlqyen nga dėgjuesit dhe muzikėdashėsit e shtresave tė ndryshme tė Kinės. Nė verėn e vitit 2000, muzikantėt francezė, me Klajdermanin si pėrfaqėsues, dhe prodhuesit kinezė tė muzikės, hartuan njė projekt pėr pėrpunimin e njė grupi melodish me mėnyrėn moderne tė interpretimit dhe me teknologjinė mė moderne tė regjistrimit, si dhe me akustikėn mė tė bukur me kombinimin e instrumenteve muzikore popullore tradicionale kineze, tė instrumenteve muzikore perėndimore dhe tė muzikės elektronike, qė tė pasqyrohet stili origjinal kombėtar i muzikės kineze.

Tė dashur dėgjues, melodia qė po dėgjoni titullohet: "Dialogu i kėngėve". Nė tė pasqyrohet historia e njė vajze kineze qė luan veglėn popullore kineze ėrhu, e cila u takua rastėsisht me mbretin e pianos Klajderman dhe filloi me gėzim dialogun me tė dhe interpretoi bashkė me tė njė melodi. Nė sfondin e aparateve elektronike, nė kėtė melodi me interpretimin e fyellit, pianos, pipasė dhe me kėndimin e bukur tė Klajdermanit, jepet njė atmosferė e ngrohtė. Pas dialogut midis Klajdermanit dhe vajzės me ėrhu, fillon interpretimi nė formė dialogu midis pianos dhe ėrhusė. Me elasticitetin e pianos dhe me lirshmėrinė e ėrhusė pasqyrohet miqėsia midis popullit kinez dhe popullit francez. Shfaqjet e dy interpretuesve ia shtuan shumė gjallėrinė kėsaj melodie.

Orkestra e muzikės popullore e Radios e Kinės, qė bashkėpunoi me muzikantėt francezė, ėshtė njė nga orkestrat mė tė mira tė muzikės popullore nė Kinė. Shumė melodi tė interpretuara prej muzikantėve kinezė e francezė janė bėrė vepra klasike tė muzikės popullore kineze. Muzikantėt kinezė e francezė shkuan nė zonat e largėta malore tė Kinės, ku mblodhėn shumė melodi tė pakicave kombėtare kineze dhe i pėrpunuan ato. Poshtė ju ftojmė tė dėgjoni melodinė "Kėnga e gjinkallės", ku pėrdoren shumė lloje tė muzikės popullore kineze.

Nė kėtė melodi pėrdoren motivet e kėngėve tė kombėsisė tong, njė nga pakicat kombėtare kineze, dhe pasqyrohet jeta e larmishme e banorėve tė kėsaj kombėsie nė zonat malore tė pjesės jugperėndimore tė Kinės. Kėngėt e kombėsisė tong janė korale dhe me motive tė gjata e tė bukura.

Mė poshtė do tė shijoni melodinė: "Ushtarėt e kuajt prej qeramike tė dinastisė Ēin", tė krijuar nga muzikantėt francezė.

Ushtarėt e kuajt prej qeramike tė dinastisė Ēin janė njė mrekulli arkeologjike nė Kinė. Nė fund tė viteve '70 tė shekullit tė kaluar, nė Sian tė provincės Shensi tė Kinės u zbulua varri shoqėrues 2300-vjeēar i perandorit tė parė tė Kinės Ēinshėhuang, ku janė radhitur nė mėnyrė shumė tė rregullt mijėra ushtarė e kuaj prej qeramike me madhėsinė e njerėzve e kuajve tė vėrtetė. Kjo melodi pasqyron pikėrisht madhėshtinė e tyre.(Drita-Daming)