v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-07-18 20:45:03    
Mbreti i kėngėve popullore tė pjesės perėndimore tė Kinės Wang Luobin

cri

dėgjoni

Nė pjesėn kontinentale tė Kinės muzikanti i kėngėve popullore Wang Luobin quhet "Mbreti i kėngėve popullore tė pjesės perėndimore tė Kinės". Gjatė krijimtarisė sė tij muzikore mbi 62-vjeēare ai na la afro njė mijė kėngė, ndėr to "Nė atė vis tė largėt" dhe "Gjysmėhėna u ngrit nė qiell" konsiderohen si "veprat muzikore klasike tė kinezėve nė shekullin e 20-tė". Ai qe kinezi i parė qė kėndoi kėngė popullore nė OKB. Ai fitoi "Ēmimin e kontributit tė posaēėm nė shkėmbimet kulturore midis Lindjes dhe Perėndimit".

Kėngėt e krijuara nga Wang Luobini janė tė bukura e tė lirshme dhe janė tė mirėpritura nga masat popullore si brenda e jashtė vendit. Nė kėtė program ju ftojmė tė shijoni disa nga kėngėt e tij mė tė njohura.

Kėngėn "Vajzat e Dabanchenit" Wang Luobini e krijoi nė vitin 1939 nė qytetin Lanzhou. Dabanchen-i ėshtė njė fshat shumė i thjeshtė qė ndodhet nė pjesėn qendrore tė malit Tianshan tė Sinkiangut midis Urumēit dhe Turfanit. Nė kohėn e luftės sė rezistencės sė popullit kinez kundėr pushtuesve japonezė, Wang Luobini qe anėtar i "Trupės sė luftės kundėr pushtuesve japonezė nė pjesėn perėndimore tė Kinės" dhe shkoi nė qytetin Lanzhou pėr propangandim antijaponez. Gjatė kėtyre aktiviteteve ai e krijoi kėtė kėngė, qė u pėrhap menjėherė nė Lanzhou, madje edhe nė mbarė Kinėn e nė Mianmar, Malajzi dhe vende tė tjera. Nė kėngė thuhet: "Qysh nga lashtėsia thuhet se Dabanchen ėshtė njė vis i mirė me panoramė tė bukur, ku rriten tė shėndetshme lopė dhe dele. Vajzat e Dabanchenit janė tė bukura, me gėrsheta tė gjata dhe me sy tė mėdhenj, edhe djemtė e Dabanchenit janė tė pashėm, shumė punėtorė dhe besnike"


Kėnga "Nė atė vis tė largėt" ėshtė njė nga kėngėt mė tė pėrhapura tė Wang Luobinit. Ajo u interpretua hapur pėr herė tė parė nė vitin 1947 nga basi amerikan Roberson nė Shangai. Kėtė kėngė Wang Luobini, qė jetoi 83 vjet, e konsideronte mė tė ēmueshmen dhe ajo u gdhend nė lapidarin e varrit tė tij. Nė kėngė thuhet: "Nė atė vis tė largėt ka njė vajzė tė mirė, fytyra e saj e kuqe si dielli, sytė e saj tė bukur si hėna e ndritur. Unė desha tė bėhem dele, qė ta ndjek gjithmonė nga pranė"

"Melodia e rinisė" vjen nga melodia shoqėruese origjinale e shfaqjeve tė rapsodėve Davazi tė Sinkiangut. Nė pranverėn e vitit 1939 Wang Luobini e gjeti kėtė melodi nga njė tregtar ujgur qė shiste rrush tė thatė. Nė atė kohė Wang Luobini 25-vjeēar, qė po vuante nga ndarja me tė shoqen, i shtoi kėsaj melodie tė gėzueshme ngjyrėn e muzgut: "Pas perėndimit tė tij dielli do tė ngrihet nesėr pėrsėri nė qiell, pas vyshkjes lulet do tė ēelin pėrsėri mot. Zogu i vogėl i bukur iku dhe nuk shihet fare hija e tij, edhe zogu im i rinisė iku, e njėlloj nuk kthehet mė"

Tė dashur dėgjues, tani ju ftojmė tė dėgjoni kėngėn popullore tė Sinkiangut tė Kinės: "Dudar dhe Maria", qė ėshtė njė kėngė e kombėsisė kazake, e pėrpunuar nga Wang Luobini. Dudar dhe Maria janė pėrkatėsisht emrat e njė djali dhe tė njė vajze kazake. Nė kėngė pėrshkruhet dashuria midis tyre.

Kėnga popullore e Sinkiangut: "Ngrije vellon tėnde", e pėrkthyer dhe e pėrpunuar nga Wang Luobini. Kjo kėngė me ritėm tė gjallė e tė gėzueshėm dhe me gjuhė humoristike pasqyrohet admirimi i njerėzve pėr nusen e re e tė bukur nė dasmė. Nė vargjet e kėngės thuhet: "Ngrije vellon tėnde, le t'i shikoj vetullat e tua, vetullat e tua janė tė holla e me hark, si drapri i hėnės. Ngrije vellon tėnde, le t'i shikoj sytė e tu, sytė e tu shkėlqejnė, si hėna e ndritur."

Kėnga "Uji i njė lumi" ėshtė pėrpunuar nė bazė tė kėngės popullore tė kombėsisė ruse tė Sinkiangut. Wang Luobini e bėri atė nė vitet '50 tė shekullit tė kaluar dhe e ripėrpunoi nė vitet '80 tė shekullit tė kaluar. Ajo u interpretua nga Xu Vei nė vitin 1998 nė njė koncert. Disa nga vargjet e kėngės janė: "Jeta dhe shpresa ime janė gjithmonė nė kundėrshtim. Unė dhe ti jemi dy brigjet, qė i ndan pėrgjithmonė uji i njė lumi"

Nė fund tė kėtij programi ju ftojmė tė shijoni kėngėn popullore tė kombėsisė kazake tė Sinkiangut: "Maila", tė pėrkthyer nga Wang Luobini. Nė vargjet kėndohet: "Njerėzit mė quajnė Maila, poete Maila, kėngėtare Maila. Kur gėzohem, nis njė kėngė, duke i rėnė veglės dongbula. Tė gjithė kalimtarėt mblidhen rreth shtėpisė sime pėr tė mė dėgjuar"(Drita-Daming )