dėgjoni
Kjo melodi klasike titullohej mė parė "Fyelli dhe kambana nė muzg" dhe ishte njė solo melodike e interpretuar me veglėn muzikore popullore kineze pipa. Mė vonė ajo u pėrpunua nė melodinė orkestrale qė interpretohet nė instrumentet popullore kineze dhe u titullua: "Nata me hėnė dhe lumi nė pranverė me lule".
Kjo melodi ėshtė shumė e bukur dhe elegante. Nė tė pėrshkruhen nė fillim tingujt e kambanės nė bregun e lumit nė mes tė muzgut qė po bie, pastaj pamjet e ndryshme mbi lumin e pranverės me lule nėn dritėn e hėnės. Uji i lumit tė madh herė rrjedh shpejt e herė ngadalė, ai ka tė njėjtėn ngjyrė me qiellin. Herė dėgjohet kthimi i varkės sė vogėl tė peshkatarėve, me pėrhapjen e kėngės peshkatare, dalėngadalė bėhet qetėsi deri natėn vonė, mbeten e largohen vetėm tingujt e fyellit nė mes tė qetėsisė sė natės me hėnė.


Tė dashur dėgjues, shijoni edhe njė herė plotėsisht kėtė melodi orkestrale klasike kineze.
Tė dashur dėgjues, ndoqėt melodinė orkestrale klasike kineze: "Nata me hėnė dhe lumi nė pranverė me lule" dhe tani ju ftojmė tė dėgjoni edhe disa melodi tė muzikės popullore kineze.
Melodia orkestrale klasike kineze: "Kėnga e mbrėmjes e varkės sė peshkimit.".
Mė nė fund, tė dashur dėgjues, ju ftojmė tė dėgjoni interpretimin solo nė veglėn muzikore popullore guzheng: "Mali i lartė dhe pėrrenjtė e kulluar". (Drita-Daming )
|