v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-25 20:58:42    
Festivali ndėrkombėtar koreografik folklorik i Sinkiangut ka mbledhur kėngė dhe valle tė larmishme kineze dhe tė huaja (1)

cri

Kohėt e fundit u organizua nė qytetin Urumēi, kryeqendrėn e Rajonit Autonom tė Sinkiang-Ujgurit tė Kinės, festivali i parė ndėrkombėtar koreografik folklorik i Sinkiangut tė Kinės. Gjatė kėtij festivali, rreth 1 300 artistė nga mė se 10 ansamble kineze dhe tė huaja dhanė 45 shfaqje me valle karakteristike folkloristike tė kombeve tė ndryshme.

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė muzika e valles sė shfaqur nė ceremoninė e hapjes sė festivalit. Kjo mbrėmje artistike e organizuar pėr ceremoninė e hapjes, me njė forcė tėrheqėse tė stilit tė poezisė historike, demonstroi karakteristikat e valleve tė kombėsive tė ndryshme tė Sinkiangut dhe zhvillimin e artit koreografik popullor tė kohės sė sotme, duke i dhėnė festivalit njė nisje tė mrekullueshme.

Nėnkryetari i Shoqatės sė koreografėve tė Kinės Feng Shuangbai tha se, si vendlindje e kėngėve dhe valleve, nė rajonin e Sinkiangut ka bazė tė fortė tė kulturės koreografike tradicionale, tė 13 kombėsitė qė kanė jetuar brez pas brezi nė kėtė rajon kanė lloje tė ndryshme tė valleve popullore, gjuhėt koreografike janė me karakteristika tė veēanta dhe me ngjyrė tė theksuar kombėsie.

Qeveria kineze i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe kėsaj trashėgimie kulturore jomateriale dhe shpreson qė me anėn e organizimit tė kėtij festivali koreografik dhe tė forumit koreografik tė bėjė njė mbrojtje efikase tė kėsaj trashėgimie. Feng Shuangbai tha :"Vallet popullore, veēanėrisht vallet burimore popullore tė pakicave kombėtare, janė respektuar nė njė mėnyrė tė paparė. Kjo ėshtė njė prirje e mirė dhe duhet ta ēmojmė. Njėkohėsisht shumė artistė u kanė kushtuar njė rėndėsi tė madhe krijimeve tė reja artistike. Krijime tė reja artistike do tė thotė qė, krahas ruajtjes sė karakteristikave origjinale burimore koreografike folklorike, tė inkurajohen artistėt tė krijojnė nė bazė tė konceptit tė tyre artistik vepra tė reja, tė ndryshme nga tė tjerėt, dhe qė pėrputhen me prirjet e kohės sė sotme".

Nė mbrėmjen e ceremonisė sė hapjes sė kėtij festivali, ne intervistuam kėrcimtaren udhėheqėse tė valles "Takimet nė Daolang", vajzėn ujgure Zhena Abudu Klim. Ajo ėshtė njėkohėsisht mbajtėse e pishtarit tė Lojėrave Olimpike dhe do tė marrė pjesė nė stafetėn e 25 qershorit tė flakės olimpike. Banorėt e kombėsisė ujgure preferojnė tė organizojnė takime nė formėn e kėngėve dhe valleve. Vepra "Takimet nė Daolang" ėshtė krijuar pikėrisht pėr ceremoninė e hapjes sė Festivalit Ndėrkombėtar Koreografik Folklorik tė Sinkiangut. Nė pėrgatitjen e kėsaj vepre ata kanė krijuar shumė risi, si nga ana e kostumeve, ashtu edhe nga ana e skenografisė.

Pėr ta luajtur sa mė mirė kėtė vepėr, Zhena dhe bashkėpunėtorėt e saj kanė bėrė gjithsej 4 muaj pėrgatitje. Ajo tha : "Kjo ėshtė hera e parė qė organizohet nė Sinkiang Festivali Ndėrkombėtar Koreografik Folklorik. Pėr ne kjo ėshtė njė festė. Ne kemi ftuar nga Pekini disa regjisorė tė talentuar dhe ata u emocionuan shumė pasi panė vallet tona. Sepse ne kemi valle shumė tė pasura popullore. Ky festival pėr ne ėshtė njė rast shumė i mirė pėr njohjen e botės me Sinkiangun dhe pėr njohjen e Sinkiangut me botėn. "

Gjatė zhvillimit tė kėtij festivali, dhjetėra ansamble kineze dhe tė huaja dhanė dhjetėra shfaqje nė teatrot dhe nė sheshet e qyteteve Urumēi dhe Gjichang. Edhe nga Sinkiangu morėn pjesė 21 trupa artistike. Kėto trupa tė valltarėve tė Sinkiangut janė nga qarqet e kombėsive tė ndryshme autonome tė Sinkiangut, ata kanė dhėnė shfaqje me vallet karakteristike burimore tė kombėsive tė tyre ...

Pjesa qė po dėgjoni ėshtė njė fragment nga vepra koreografike e trupės artistike Mukam tė Sinkiangut "Pranvera e Mukamit". Mukami ėshtė njė vepėr muzikore madhėshtore e krijuar nga banorėt e Sinkiangut dhe quhet si "margaritar i muzikės sė Lindjes".

Mė 25 nėntor tė vitit 2005, arti Mukam i Sinkiang-Ujgurit tė Kinės u miratua zyrtarisht nga UNESKO-ja si "vepėr pėrfaqėsuese e trashėgimisė gojore jomateriale". Drejtuesi i trupės artistike Mukam tė Sinkiangut Meimeitiming Meimeitili i tha korrespondentit se trupa e tij u krijua nė 1989, ajo ėshtė e vetmja trupė profesioniste qė merret me trashėgimin, zbulimin, sistemimin dhe studimin e artit Mukam tė Ujgurit. Qeveria kineze i ka kushtuar njė rėndėsi tė madhe mbrojtjes sė artit Mukam dhe nė ēdo distrikt tė rajonit ka vendosur pika pėr mbrojtjen, trashėgimin dhe studimin e kėtij arti. Pėr tė demonstruar gjithė artin Mukam nė kėtė festival ndėrkombėtar, tė 152 anėtarėt e trupės filluan qysh shumė kohė pėrpara pėrgatitjet.

Drejtuesi i kėsaj trupe Meimeitiming Meimeitili tha :"Kemi bėrė dy vjet pėrgatitje pėr veprėn 'Pranvera e Mukamit' .Organizimi i kėtij festivali na dha njė rast tė mirė pėr tė demonstruar sa mė mirė veprėn klasike ujgure "Mukam." ( Zhai) (Artan)