v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-24 20:44:51    
Gjinkalla zhvesh sharkun

cri

Tė dashur dėgjues, nė rubrikėn "Kultura tradicionale kineze" do tė flasim pėr taktikėn "Gjinkalla zhvesh sharkun", qė ėshtė taktika e 21-tė nga libri "Tridhjetė e gjashtė skemat strategjike dhe taktike", njė libėr klasik kinez pėr artin ushtarak.

Ashtu si tė gjitha kandrrat e tjera, edhe gjinkalla e zhvesh disa herė lėkurėn gjatė kohės sė rritjes dhe ikėn nė kohėn e zhvillimit tė plotė tė trupit, duke e lėnė sharkun nė ndonjė degė druri. Nė kėtė rast, njerėzit qė nuk e shikojnė me kujdes, kujtojnė se gjinkalla mbetet gjithnjė nė njė vend. Nė fushėn ushtarake, shprehja "Gjinkalla zhvesh sharkun" do tė thotė se, pėr tė dalė nga gjendja e vėshtirė gjatė luftimit, pala qė ndodhet nė njė pozitė tė pafavorshme mund tė shpėrngulė fshehurazi forcat e veta kryesore, duke e lėnė pamjen e pozicionit ashtu siē ka qenė. Kjo taktikė ėshtė e pėrdorshme zakonisht pėr palėn qė ka forca relativisht tė dobėta. Shembulli mė i njohur i pėrdorimit tė kėsaj taktike qe njė luftim nė periudhėn e "Tri perandorive" nė historinė kineze.

Nė shekullin e 3-tė tė erės sonė, perandoritė Vei, Shu dhe Vu kundėrviheshin si kėmbėt e njė trekėmbėshi. Monarkėt e tė tri perandorive pėrpiqeshin tė mposhtnin kundėrshtarėt dhe tė krijonin njė perandori tė ribashkuar kineze. Meqenėse Zhugė Liang, kryeministri dhe kryekomandanti i Shu-sė, ishte njė njeri shumė i zgjuar dhe i pashoq, ministrat dhe gjeneralėt e dy perandorive kundėrshtare vepronin me shumė kujdes nė lidhjet me tė, sepse kishin frikė se mos binin nė grackė.

Njė herė, trupat e Shu-sė, tė komanduara nga Zhugė Liang, filluan njė ekspeditė drejt Veriut pėr tė goditur Vein, qė ishte mė e fuqishmja nga tri perandoritė. Pikėrisht nė kohėn kur trupat e tė dy palėve u vunė ballė pėr ballė dhe u bėnė gati tė hapnin zjarr, Zhugė Liang u sėmur rėndė. Nė ēastin e fundit tė jetės, ai udhėzoi gjeneralin e tij Gjiang Uei qė tė tėrhiqte trupat e Shu-sė nė jug, sepse, nė atė rast, ata nuk kishin shpresė tė fitonin, dhe qė, pėr t'u tėrhequr mė tė sigurt, tė pėrdorte taktikėn "Gjinkalla zhvesh sharkun".

Gjiang Uei e mbajti sekret lajmin mbi vdekjen e Zhugė Liangut dhe porositi disa mjeshtėr qė tė gdhendnin nė dru njė statujė tė Zhugė Liangut. Kjo statujė e gdhendur me mjeshtėri, qė ishte vėnė nė qerre, e veshur me rrobat e Zhugė Liangut nė trup, me kapelėn e tij nė kokė dhe me freskoren e tij prej pendėsh nė dorė, dukej tamam si Zhugė Liang. Gjiang Uei dhe trupat e Shu-sė filluan tėrheqjen, duke mbrojtur qerren dhe duke mbajtur fshehurazi arkivolin e Zhugė Liangut.

Trupat e Veit i ndoqėn. Gjiang Uei u tregua gjakftohtė dhe dėrgoi disa nėnreparte qė tė bėnin zhurmė sikur po bėheshin gati pėr luftim. Trupat e Veit shihnin nga larg se trupat e Shu-sė ecnin me hapa tė rregullt dhe Zhugė Liangu rrinte ndenjur nė qerre me fytyrėn tė qetė. Gjenerali i trupave tė Veit, qė e dinte se Zhugė Liangu vepronte shpeshherė me dredhi, dyshoi se mos tėrheqja e trupave tė Shu-sė ishte njė dredhi tjetėr, prandaj urdhėroi trupat e tij tė tėrhiqeshin, qė tė mos binin nė grackė. Duke pėrfituar nga ky rast, Gjiang Uei komandoi menjėherė forcat e tij kryesore tė tėrhiqeshin tė sigurta. Mė pas, trupat e Veit morėn vesh se Zhugė Liang kishte vdekur, prandaj filluan pėrsėri tė ndiqnin, por ishte vonė. (Zheng)