v Protokolli mbi bashkėpunimin e uebsajtit nė gjuhėn shqipe tė CRI Oline me botėn e jashtmev Tėrmeti nė Wenchuan
SONDAZH OLIMPIK
ZONA E ANKETAVE
ENCIKLOPEDIA
China Radio International
Rreth Kinës
Nga Bota
   Politikë
   Ekonomi
   Kulturë
   Shkencë e Teknikë
   Sport

Fusha ekonomike

Muzika

Sport
Shkencė e Teknikė

Tregime dhe Legjenda Kineze
(GMT+08:00) 2008-06-23 20:18:46    
Kėngėt popullore kineze tė interpretuara nga kėngėtarėt e brezit tė vjetėr

cri

dėgjoni

Sė pari ju ftoj tė dėgjoni kėngėn popullore tė veriut tė provincės Shanxi me titull "Kullot bagėtinė", kėnduar nga kėngėtarja Yuan Enfeng. Kjo kėngė me melodi tė lartė e krenare pėrshkruan njė vajzė qė rri pranė xhadesė, duke pritur kthimin sa mė parė tė tė dashurit tė saj. Nė kėngė thuhet: "Po tė jesh i dashuri im, tund pak dorėn, po tė mos jesh i dashuri im, vazhdo rrugėn tėnde."

Yuan Enfeng ėshtė njė kėngėtare e njohur e brezit tė vjetėr. Ajo ka lindur nė vitin 1940 nė qytetin Xian tė provincės Shanxi tė Kinės veriperėndimore. E edukuar qė nė vogėli me historinė, kulturėn, muzikėn popullore dhe operėn lokale tė vendlindjes, ajo ka krijuar stilin shumėngjyrėsh tė interpretimit dhe kėndon me ndjenja tė pėrzemėrta e me entuziazėm, duke shprehur forcėn jetėsore tė theksuar tė zonės Shanbei. Gjatė shumė vjetėve, Yuan Enfeng ka interpretuar mjaft kėngė popullore tė Shanbeit dhe pjesė tė tjera muzikore dhe ėshtė mirėpritur ngrohtėsisht nga dėgjuesit.

Mė poshtė do tė shijojmė sė bashku kėngėn popullore tė veriut tė provincės Shanxi me titull "Lanhuahua". Kjo kėngė me melodi tė bukur e tė rrjedhshme dhe me tekst tė thjeshtė e tė gjallė i kėndon frymės rebele tė vajzės Lanhuahua, e cila nė kohėn feudale tė Kinės kėrkoi me guxim lirinė e dashurisė. Kėngėtarja e interpreton kėtė kėngė me entuziazėm, me shije malėsore dhe nė stil tė thellė e elegant, duke realizuar me sukses figurėn e vajzės Lanhuahua.

Tani do t'ju paraqit disa kėngė popullore tė interpretuara nga kėngėtarja Su Ping, e quajtur "Mbretėreshė e kėngėve Huaer". Kėngėt Huaer janė kėngėt malėsore tė pėrhapura gjerėsisht nė provincat Gansu, Qinghai dhe nė Rajonin Autonom tė Ninsia-Hui-sė tė Kinės, kėto kėngė i kėndojnė kryesisht dashurisė dhe karakterizohen nga melodia e lartė dhe kumbuese, nga ndjenjat e pėrzemėrta dhe atmosfera e theksuar fushore.

Kėnga qė po ndiqni ėshtė kėnga Huaer me titull "Ka ēelur lulja Shandan e vajzės sė dashur", kėnduar nga Su Ping. Kjo kėngė me melodi tė gėzueshme, tė shpejtė dhe humoristike pėrshkruan njė djalė, i cili shfrytėzon raste tė ndryshme pėr tė vizituar vajzėn e zemrės sė tij, duke shprehur kėrkesėn e madhe tė tė rinjve pėr dashurinė.

Su Ping ėshtė njė kėngėtare e njohur kineze e kėngėve Huaer, e cila ka lindur nė vitin 1942 nė provincėn Qinghai tė Kinės perėndimore. Kur ishte 17 vjeēe ajo u bė njė kėngėtare e Ansamblit tė Kėngėve e Valleve tė provincės Gansu. Su Ping ka zė tė lartė e kumbues, kėndon me ndjenja tė thjeshta dhe frymėn e kohės. Ajo ka shkuar mė se njė herė pėr vizitė e shfaqje nė Japoni, Rumani, Korenė e Veriut, Tajvan, Hong-kong etj., dhe kudo qė ka shkuar ėshtė mirėpritur ngrohtėsisht nga spektatorėt. Mė poshtė do tė dėgjojmė sė bashku me ju kėngėn me titull "Sodisim fushėn nga mali i lartė", kėnduar nga Su Ping. Kjo ėshtė kėnga Huaer mė tipike dhe e pėrhapur mė gjerėsisht. Kėnga pėrshkruan nė mėnyrė metaforike ndjenjėn shpirtėrore kontradiktore tė njė djali, i cili dashuron njė vajzė dhe shpreson qė tė fitojė dashurinė e saj, por nuk ka gjetur rast pėr t'i afruar. Nė kėngė thuhet: "Ngjitem nė mal tė lartė pėr tė parė fushėn, nė tė cilėn gjendet njė lule mudan. Ėshtė e lehtė pėr ta parė, por e vėshtirė pėr ta kėputur. Ėshtė e kotė kur nuk e kam nė dorė."